Sulm dhe kanosje në Kamenicë, i dyshuari në arrati kërkohet nga Policia
Kamenicë – Një rast i sulmit fizik dhe kanosjes është raportuar në Kamenicë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person dyshohet se ka sulmuar dhe kërcënuar një qytetar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026, rreth orës 08:00. Viktima, mashkull kosovar, nuk ka kërkuar trajtim mjekësor pas incidentit, ndërsa i dyshuari është larguar dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe arrestimin e të dyshuarit./rajonipress/


