Sulejmani ftohet në ekipin Shpresa të Shqipërisë

Futbollisti kosovar Valmir Sulejmani është ftuar në përfaqësuesen shpresa (U-21) të Shqipërisë për ndeshjen miqësore me Rumaninë që luhet më 8 tetor.
Sulejmani 18-vjeçar është pjesë e Hannoverit dhe tashmë ka debutuar në Bundesligë. Ai ka pesë paraqitje për U-17 të Gjermanisë, por ka vendosur të luajë në të ardhmen për Shqipërinë.
Nga përzgjedhësit Skënder Gega është ftuar edhe Leart Paçarada që tashmë ka debutuar me përfaqësuesen e Kosovës.
Paçarada luan për Sandhausenin në Bundesliga 2. Gega ka ftuar edhe kosovarë të tjerë si: Dren Hoxha (Schalke), Mërgim Vojvoda (Standard), Eros Grezda (Aluminij Kidricevo), Amir Rrahmani (Partizani), Esad Morina (Schalke), Vedat Muriqi (Giresunspor) e Enis Gavazaj (Gent).
© KOHA.net