GRANDEMALL

Suksesi në Kinë, ia hapi rrugën e famës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Është cilësuar si mbretëresha e bukurisë kosovare në eventin “Miss Bikini Universe 2013” që është mbajtur javë më parë në Kinë. Mbase këtë epitet përfaqësuesja e Kosovës Sidrita Sadikaj e mori nga përfaqësueset e shteteve të ndryshme të botës dhe nga organizatorët e këtij spektakli.

Në këtë event ishin pjesëmarrëse 50 shtete të botës dhe Kosova arriti në pesëshen e përfaqësueseve më të mira të shteteve pjesëmarrëse. Mbase përveç saj Sidrita u veçua edhe për nga veshja kombëtare të cilën ia kishte përgatitur enkas për këtë paraqitje kreatorja Suzana Susuri.

Veshja kombëtare është zgjedhur në mesin e tri veshjeve më të mira në botë.

Sidrita përveç paraqitjes në eventin e bukurisë, ajo ka luajtur edhe një rol politik duke lobuar për shtetin e Kosovës. Ajo gjatë sfilatës së saj ka valëvitur flamurin e Kosovës.

Sidrita pas kësaj performance ka marrë edhe disa oferta për të qenë imazh i disa agjencive të modës në Kinë. Gjatë muajit dhjetor ajo do ta përfaqësoj Kosovën edhe në “Miss Globe International 2013” që do të mbahet në Turqi. Më shumë për punën dhe përvojën e saj në Kinë flet Sidrita për “Zëri”.

Shkuat në Kinë dhe arritët të radhiteni në pesëshen e më të bukurave, si ndjeheni?

Jam shumë e lumtur që për herë të parë në një eveniment të mbajtur këtu në Kinë, Kosova është vlerësuar mjaftë shumë. Spektakli që është mbajtur këtu javë më parë quhet “Miss Bikini Universe 2013” dhe ndër 50 shtete të botës unë që e përfaqësova Kosovën arrita të hyjë në pesëshen e femrave më të bukura. Jam shumë e emocionuar dhe padyshim e gëzuar që jam vlerësuar me këtë shpërblim.

Jeni vlerësuar edhe për nga veshja, në fakt veshja kombëtare është zgjedhur në mesin e tri veshjeve më të mira në botë, cilat ishin reagimet e të tjerëve?

Veshja kombëtare e Kosovës u përzgjodh në mesin e tre veshjeve më të mira në botë. Këtë veshje e ka përgatitur kreatorja më e mirë shqiptare Suzana Susuri, e cila enkas për këtë paraqitje në Kinë ka realizuar këtë veshje unike e cila është pëlqyer dhe vlerësuar si njëra nga tri veshjet më të mira në botë. Kam marrë reagime nga më të ndryshmet për këtë veshje, në fakt ju ka pëlqyer shumë të gjithëve.

Çka, tani pas këtij suksesi në Kinë?

Fundamenti

Sukseset nuk kanë të ndalur, përveç saj unë këtu në Kinë jam përzgjedhur si imazhi për kalendarin e vitit 2014 dhe në fakt më janë ofruar shumë oferta punë nëpër shumë agjenci të ndryshme të modës. Këto oferta i kam këtu në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës.

Edhe sa do të qëndroni në Kinë?

Së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të botës do të qëndrojë edhe dy javë në Kinë. Dhe mbase gjatë këtyre dy javëve do të marrë pjesë në disa sfilata mode dhe do të jem e ftuar speciale në programe dhe intervista të ndryshme në TV dhe gazeta të Kinës dhe disa vende të tjera.

Jeni përpjekur të loboni në këtë vend?

Jam cilësuar si ambasadorja e bukurisë kosovare ku kam valëvitur flamurin e Kosovës në një vend që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Në këtë rast jam munduar të loboj për shtetin më të ri në botë. Prandaj ndjehem me fat që pata mundësinë që ta përfaqësoj vendin tim Kosovën dhe të loboj në këtë mënyrë.

Keni ndonjë plan për të ardhmen?

Tash jam e ftuar ta përfaqësoj Kosovën në eventin e bukurisë “Miss Globe International 2013” që do të mbahet gjatë muajit dhjetor në Turqi. Do të mundohem që edhe në këtë eveniment të paraqitem sa më denjësisht.

BOX

Sukseset nuk kanë të ndalur, përveç saj unë këtu në Kinë jam përzgjedhur si imazhi për kalendarin e vitit 2014 dhe në fakt më janë ofruar shumë oferta punë nëpër shumë agjenci të ndryshme të modës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.