Eko Higjiena

Suksesi i kompanisë kosovare në tregun gjerman

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjithçka filloi në vitin 2009 kur edhe u themelua firma NextSEO, firmë kjo e specializuar në marketingun online dhe me pikërëndes në përshtatjen e Ueb faqeve për makinat kërkuese.

Tregu i firmës NextSEO është kryesisht i fokusuar në vendet gjermanofolëse ku secili klient është një tregim suksesi në vete, por sot do të flasim konkretisht për një firmë e cila falë bashkëpunimit me kompaninë NextSEO, aktualisht është ndër firmat me më ndikim në fushën e sigurimeve që ofrohen në Gjermani.

Mawista është një kompani gjermane, e themeluar në vitin 2003 që ofron shërbime dhe produkte online në fushen e sigurimeve të udhëtimit dhe të fushave tjera që bazohen kryesisht në segmentin e turizmit dhe me produkte që kanë të bëjnë me këtë industri.

Deri në vitin 2009 qarkullimi bruto i firmës ishte në një rritje normale, por jo në proporcion me kërkesat e tregut i cili gjithnjë e më shumë ishte në rritje dhe me zhvillimin e teknologjisë ishte e domosdoshme, involvimi i mënyrave dhe metodologjive të marketingut gjithnjë e më të sofistikuara që të mund të mbahej një zhvillim i hovshëm i kërkesave por edhe i konkurrencës.

Perkundër faktit që produktet dhe shërbimet e ofruara ishin të një niveli shumë të lartë, megjithatë mbetej shumë për t’u dëshiruar e posaqërisht në vazhdimësin e ofrimit të produkteve dhe shërbimeve online duke pas për bazë konkurrencën gjithnjë e në rritje.

Për këtë arsye drejtuesit e Mawista.com filluan të kontaktojnë kompani brenda dhe jashtë Gjermanisë, kompani këto të specializuara në marketingun online. Njëra nga këto kompani të kontakturara ishte dhe NextSEO, një firmë e re por shumë premtuese që në fillet e saj për një marketing të fuqishëm dhe efektiv. Pas disa ditë bisedimesh intenzive të dyjat palët arritën marrëveshje dhe nënshkruan kontratë bashkëpunimi, fillimisht për 6 muaj, për të vazhduar më vonë për një kohë të pacaktuar.

“Bashkëpunimi me NextSEO ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur Mawista-s” shprehet drejtori i përgjithshëm i Mawistes – z. Bezler.

Deri në vitin 2009, Mawista kishte një rritje mesatare vjetore prej 15-20%, mirëpo kjo rritje më vonë do të dukej vetëm një rritje simbolike. Me angazhimin e plotë të stafit të NextSEO si dhe pas një analize të detajizuar për zhvillimin e tregut dhe mundësitë faktike të rritjes së qarkullimit të kompanisë kontraktuale është bërë strategjia afatshkurtër dhe ajo afatgjate në atë mënyrë që rezultatet në një afat të shkurtër kohor të jenë të prekshme dhe konkrete.

Mobi Casa

Me punën dhe strategjinë e kompanisë NextSEO, si dhe më bashkëpunimin e ngushtë më drejturesit e Mawistes, ne arritëm që brenda 1 viti të shumëfishojmë të ardhurat e kësaj kompanie. Kështu vetëm gjatë vitit 2010 qarkullimi bruto i kompanisë u rrit për hiq më pak se 450%, ndërsa gjatë vitit 2011 kompania shënoi rritje prej 133% krahasuar me vitin paraprak.

“Për vitin 2012 sipas parashikimeve tona dhe nëse vazhdon kjo tempo ne presim që te kemi një rritje prej 120-130% në krahasim me vitin 2011” – shprehet drejtori i NextSEO – z. Besart Bajrami.

Siç shihet aspekti financiar ka një rritje esencialisht të dukshme dhe kjo bashkërenditet edhe me rritjen e emrit dhe besueshmërisë së kompanisë jo vetëm në tregun gjerman por edhe në tregun ndërkombëtar; gjë që pa një punë të mirëfilltë dhe pa një strategji vizionare nuk do të mund të arrihej.

“Një gjë që na dallon dhe na bën unik edhe nga kompanitë tjera kosovare përpos llojit të punës dhe shërbimeve që ofrojmë, është se edhe në këtë kohë krizash ekonomike dhe sociale ne ishim ne gjendje të punësojmë dhe të aftësojmë për punë persona të rinj – vazhdon z. Bajrami.

Në vazhdim drejtori i kësaj kompanie shpreh brengosjen dhe vizionin e tij dhe ndër të tjera shton: “Tregu i punës në Kosovë nuk ofron specialistë të fushës së përshtatjes dhe optimizimit të marketingut online dhe gjithnjë jemi në kërkim të të rinjëve entuziast të cilët kanë afinitet të zhvillohen profesionalisht”.

Para disa muajve ne kemi lansuar versionin e ri të faqes Mawista.com, rifreskim i cili ka përmiresuar navigimin e vizitorëve në faqe dhe gjithashtu ka ndikuar ne rritjen e shitjeve për 20% krahasuar më të njëjten përiudhë të vitit të kaluar.
Duke parë aftësitë profesionale dhe menaxheriale te stafit të NextSEO, pronarët e Mawistes kanë investuar në NextSEO duke blerë 33% të aksioneve të kësaj firme. “Me këtë veprim vetëm sa kemi forcuar bashkëpunimin me NextSEO” – shprehet aksionari nga Gjermania. “Ne kemi plane afatgjate për Mawista-n dhe në të ardhmën jo të largët e shohim atë në Top 3 kompanitë kryesore të sigurimeve në Gjermani dhe partneriteti me NextSEO do të na ndihmoj shumë gjatë kësaj rruge”.

NextSEO është kompani me qendër në Prishtinë. Për momentin ka të punësuar 11 persona dhe në të ardhmen pritet që ky numër të rritet. “Ne e shohim me optimizëm të ardhmen e NextSEO-s. Kemi një staf të mrekullueshëm dhe shumë entuziast në punën që bëjnë. Mawista është njëri ndër klientët tonë më të rendësishëm, por ne kemi edhe shumë klientë tjerë nga tregu Gjerman, tregimet e të cilëve janë po aq të suksesshme sa edhe ai i Mawista-s”- tregon z.Bajrami.

Se tregu ‘outsourcing’ funksionon edhe në Kosove, shembull shumë i mirë është edhe kjo kompani e suksesshme nga Prishtina. Shpresojmë se në të ardhmen numri i kompanive të tilla të suksesshme do të rritet në vazhdimësi. Gjithashtu shpresojmë që ky artikull të ndikojë në vetëdijësimin e të rinjëve tonë, se me punë dhe përkushtim të mirëfilltë përkundër shumë barrierave, suksesi është i pashmangshëm. (PCWorld Albanian)