Substanca narkotike e thika konfiskon policia afër kompleksit të shkollave të mesme
Gjilan – Në hapësirën e kompleksit të shkollave të Mesme dhe stadiumit të qytetit policët në rroba civile kanë ndaluar dy persona të dyshuar shqiptar ku te njeri kanë gjetur një qese me substancë narkotike kurse personi tjetër posa ka vërejtur policinë ka hedhur në tokë një qese me substancë narkotike dhe një thikë.
Njësiti DHTN-Gjilan kanë sekuestruar substancën e dyshuar narkotike, pas testit fushor e njëjta ka rezultuar e llojit Marihuan, e cila ka peshuar 1.1 gram dhe 0.3 gram. Në konsultim me Prokurorin, i dyshuar pas intervistimit lirohet, rasti i referohet hetimeve të mëtutjeshme njoftoj nënkolonel Shaban Azizi./rajonipress/

