RCCOLA

Stuttgart këmbëngul për Lenjanin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Trajneri i Stuttgartit, Hub Stevens, kërkon me çdo kusht të përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, ndaj ka bërë një listë me lojtarë që i kërkon me ngulm.

Në të është edhe emri i Ermir Lenjanit, të cilin tekniku holandez kërkon ta marrë si përforcim për repartin e mbrojtjes, aty ku ka pasur edhe më shumë probleme kjo skuadër gjatë pjesës së parë të sezonit, transmeton Telegrafi.

Uji Dea

Përveç Lenjanit, drejtuesit po kërkojnë edhe një mbrojtës qendre, një mesfushor dhe një sulmues, kjo nisur edhe nga dëmtimet që kanë pasur disa lojtarë kryesorë.

Sakaq, duhet thënë se edhe vetë Ermir Lenjani ka pranuar se është i gatshëm për të shkuar në Bundesligën 1. /Telegrafi/