Eko Higjiena

“Stupcat” tërheqin skeçin me zyrtarët shtetërorë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skeçi në të cilin personifikohen tre zyrtarë të lartë të shtetit teksa këndojnë e gjuajnë para varrit të nënës së tyre në një hapësirë përplot varreza të tjera, i realizuar nga “Stupcat” në fund të vitit të kaluar, është hequr nga kanali zyrtar “StupcatTV” në “Youtube”.

Anëtarët e “Stupcave” nuk e pranojnë se heqja e skeçit është bërë pas reagimit të publikut, por për arsye të tjera, teksa një burim brenda “Stupcave” i ka thënë gazetës se skeçi është hequr përkohësisht, pasi ka ngjallur reagime jo të mira te një pjesë e publikut, shkruan “Koha Ditore”.

“Ne e kemi hequr për shkaqe teknike dhe kjo është pjesë e planit tonë”, ka thënë Agron Sokoli, producent ekzekutiv i “Stupcave”.

Uji Dea

Të njohur për stilin e ashpër të thumbimit të politikës kosovare, skeçi “Ministrat tu knu te vorri i nanes” i realizuar nga “Stupcat” shpërfaq tre vëllëzër, njëri ministër (Osman Azemi), tjetri deputet (Mensur Safqiu) dhe i treti që merret me tenderë (Vedat Bajrami), teksa pas 12 vjetësh vizitojnë varrin e nënës së tyre.

Ani pse e hequr nga kanali zyrtar i tyre në “You Tube”, videoja ende po gjen qarkullim në sajte tjerë./Indeksonline/