Mobi Casa

Stuhia godet Vitinë, fermerët përballen me dëme të konsiderueshme në sera

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Dëme të mëdha materiale janë raportuar në disa zona të Komunës së Vitisë pas stuhisë së fuqishme që ka përfshirë rajonin, me sektorin e bujqësisë ndër më të prekurit.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Vitisë, Naim Pira, ka bërë të ditur se reshjet dhe erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronat e fermerëve, veçanërisht në serat bujqësore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pira ka publikuar pamje nga fshati Skifteraj, ku pasojat e stuhisë janë të dukshme në strukturat e serave dhe hapësirat bujqësore.

Hidromorava

“Pas stuhisë së sotme që ka kapluar Komunën e Vitisë, shumë fermerë kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale në pronat e tyre, veçanërisht në serat e tyre”, ka shkruar Pira.

Ai ka paralajmëruar se dëme mund të ketë edhe në lokalitete të tjera të komunës, duke kërkuar vëmendje ndaj gjendjes së fermerëve të prekur.

Stuhitë e tilla paraqesin goditje të drejtpërdrejtë për bujqësinë, veçanërisht për fermerët që kanë investuar në sera dhe kultura të mbrojtura. Vlerësimi i plotë i dëmeve pritet të bëhet pas evidentimit të të gjitha rasteve në terren./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.