UBT

Stuhia e borës paralizoi Amerikën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një prej stuhive më të rënda që ka goditur SHBA-të ndonjëherë, pritet që gjatë ditës të sjellë 30-60 centimetra tjera të borës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në pesë shtete: Massachusetts, Rhode Island, New York, Connecticut dhe Main. Mijëra fluturime janë anuluar dhe qindra-mijëra familjeve kanë mbetur pa energji elektrike.

CNN raporton se rreth 530 mijë amvisëri në nëntë shtete verilindore, kanë mbetur pa rrymë. Mbi 300 mijë të tilla janë vetëm në Massachusetts.

Policia në Poughkeepsie, New York, tha se një person u vra në një aksident me makinë të shkaktuar nga kushtet e këqija të motit.

RCCOLA

New Yorku ka përgatitur mbi 200 mijë tonelata kripë, ndërsa kryetari i Bostonit, ku priten të reshura të borës deri në 60 centimetra, ka kërkuar që punëtorët të qëndrojnë në shtëpi, të mos rrinë në vetura, dhe të ndihmojnë fqinjët, të moshuarit e ata me aftësi të kufizuara.

Në Massachusetts është i ndaluar qarkullimi në rrugë, ndërsa nga banorët kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Shumica e tyre vetëm dje kanë blerë furnizimet ushqimore.

Meteorologët parashikojnë se kjo do të jetë një prej stuhive më të mëdha të dëborës, që nuk është parë më parë në historinë e re amerikane. /Telegrafi/