RCCOLA

Studimi: 180,000 vdekje në vit në mbarë botën lidhen me konsumin e pijeve të gazuara

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Më shumë se 180,000 vdekje në mbarë botën gjatë vitit 2010 janë të lidhura me konsumimin e lartë të pijeve të gazuara, ka konkluduar një studim i fundit. 25,000 nga këto vdekje kanë qenë SHBA.

Vdekjet më të mëdha kanë ardhur nga shtetet me të ardhura të mesme dhe të vogla, kanë deklaruar hulumtuesit nga Harvard. Studimi është publikuar në kohën kur kryetari i komunës së Nju Jorkut ka apeluar limitimin e pijeve të gazuara në këtë qytet.

KKVITI

Megjithatë, planet për ndalimin e pijeve të gazuara janë të vështira për t’u realizuar për shkak se ky studim nuk sjell fakte që këto pije vrasin njerëz. Mirëpo, studimi tregon lidhjen mes konsumit të lartë të pijeve të gazuara dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Ndërkohë, zyrtarët e industrisë së pijeve në SHBA kanë reaguar ndaj këtij studimi duke thënë: “Studimi nuk tregon në asnjë mënyrë që konsumimi i pijeve të gazuara shkakton sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.” /Indeksonline/