Fundamenti

Studimi, 1.685 futbollistë shqiptarë në klubet italiane

/ 3 minuta lexim

Romë – Futbolli italian po përballet gjithnjë e më shumë nga prezenca në rritje e fëmijëve të lindur nga prindër me kombësi të huaj. Kështu, në bazë të një studimi të bërë nga Federata Italiane e Futbollit, publikuar në të përditshmen prestigjioze “La Repubblica” të martën, shqiptarët mbajnë edhe numrin më të lartë të atyre që janë anëtarësuar në klube të ndryshme në kampionatin italian të futbollit përgjatë sezonit të shkuar 20112012.

Bëhet fjalë për 1.685 futbollistë shqiptarë të anëtarësuar në klubet italiane, një numër tejet i madh krahasuar me atë se komuniteti shqiptar nuk është ndër më të mëdhenjtë në numër në Itali.

Gjatë sezonit 20112012, sipas federatës italiane, janë bërë 9.434 anëtarësime, që i bie 23.2 për qind më shumë sesa në sezonin 20102011.

Uji Dea

“Dhe teksa politika italiane prej disa vjetësh është në një ngërç institucional lidhur me mënyrën e dhënies së nënshtetësisë për të huajt, duket se futbolli nga ana tjetër po i kalon caqet, aq sa tani Pirlon, Buffonin apo De Rossin e ri po e kërkon edhe mes këtyre italianëve të rinj (fëmijët e lindur në Itali nga prindër të huaj v.j.). Një prej tyre mund të jetë edhe Elvis Kabashi, rritur dhe formuar në Itali, i cili vetëm pak kohë më parë nëpërmjet një letre dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit refuzoi përfundimisht fanellën kuqezi. 19-vjeçari konsiderohet si ‘Marchisio i ri”‘te Juventusi, epitet të cilin ia ka vënë vetëm ky i fundit pas një interviste dhënë mediave italiane para pak muajsh. Këta futbollistë të së ardhmes vijnë nga 121 vende të botës, të udhëhequr nga Shqipëria, Maroku dhe Rumania. Po ashtu, një numër i madh të miturish që frekuentojnë fushat e futbollit vijnë nga Afrika, Amerika e Jugut dhe Azia”, thuhet në raport e Federatës Italiane të Futbollit.

Plot 12 shqiptarë në Serie A

Aktualisht janë 12 lojtarë shqiptarë që luajnë me ekipet e Serie A në Itali: Lorik Cana (Lazio), Edgar Çani (Catania), Migjen Basha (Torino), Samir Ujkani (Chievo), Shkodran Mustafi (Sampdoria), Përparim Hetemaj (Chievo), Thoma Strakosha (Lazio), Elvis Kabashi (Juventus), Blerim Xhemajli (Napoli), Valon Behrami (Napoli), Panajotis Kone (Bologna) dhe Sotir Nini (Parma).(koha)