Mobi Casa

Studim mbi 100 shqiptarët më të suksesshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tiranë – Qendra kulturore Albania Excellence është duke përgatitur një studim mbi 100 shqiptarët më të suksesshëm të viteve të fundit në gjithë fushat e dijes kudo në botë.

Drejtuesja e projektit është Flora Nikolla, një gazetare me përvojë të gjatë në Shqipëri. Ajo dhe bordi i qendrës kanë vendosur lidhje me qindra shqiptarë që kanë shënuar histori të reja suksesi në jetën e tyre të emigrimit, si dhe në atdhe, transmeton VoA.

“Një nga qëllimet e studimit është që të nisë krijimin e një baze të dhënash se ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët e famshëm dhe cila është krijimitaria e tyre, një informacion, i cili deri tani mungon. Po ashtu synohet që personazheve të njohura publike t’u shtohen edhe 100 heronj të rinj të jetës moderne, që shkëlqejnë në punën e tyre në shkencë dhe kulturë” – thotë ajo.

Mobi Casa

Studimi do të botohet së shpejti në një libër me titull “100 histori suksesi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar”. Flora thotë se personazhet e suksesshëm shqiptarë janë të shumtë dhe të zgjedhësh midis tyre është një punë shumë e vështirë, port ë gjithë po kalojnë disa kritere teknike profesionale.

“Ky studim me 100 shqiptarët e suksesshëm nisi me synimin që të ruajë dhe të ngrejë lart vlerat njerëzore të shqiptarëve dhe të ndikojë sadopak në kthimin e tyre në Shqipëri apo rivendosjen e kontakteve me publikun e vet kulturor dhe shkencor” – thotë Flora Nikolla.

Tashmë që talenti i tyre është zbuluar dhe vlerësuar nga bota, është e nevojshme që ata dhe sukseset e tyre të njihen edhe në atdhe, si jë provë që Shqipëria nxjerr figura dinjitoze në kulturën perëndimore, të cilës i përket. Fondit të shqiptarët të famshëm jashtë do tu shtohen edhe ata që jetojnë dhe krijojnë në Shqipëri, por që tranzicioni, rrethanat dhe modestia nuk u kanë dhënë më shumë njohje nga publiku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.