ARKATANA

Studentja e UBT-së, Arxhenda Lipovica pjesë e Konventës vjetore për Industri të Drurit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës në UBT, Arxhenda Lipovica ka arritur të hyjë në rrethin e ngushtë të garës studentore për dizajn, në kuadër të Konventës vjetore për Industri të Drurit.

Studentja Lipovica ka marrë pjesë me projekt, të cilin e ka hartuar në mënyrë kreative ku ka punuar me ide dhe mënyra të reja duke e përdorur edhe drurin si pjesë e punimit.

Ajo ka ideuar një ulëse prej druri me dizajn atraktiv dhe është shumë stabile. Punimi i saj është ekspozuar gjatë edicionit të dytë të konventës në hotel “Emerald”, dhe ka hyrë në mesin e disa punimeve më të mira.

UBT

“Meqë sot njerëzit nuk kanë kohë të rrinë me njëri tjetrin për shkak të punëve dhe angazhimeve me të cilat ata merren, kam menduar të ideojë këtë ulëse që simbolizon miqësinë. Po ashtu, ulësja në vete përmban një histori dhe synon komoditetin dhe afërsinë e njerëzve” ka thënë Lipovica

Tematika e Konventës ka qenë “Përpunimi i drurit në fokus me trendët, teknologjia dhe mjedisi i biznesit”, teksa punimet kanë zgjatur për gjatë dy ditëve ku ka përfshirë forumet për biznes, forumi për çështje të konkurrueshmërisë, si dhe paneli i zhvillimit të fuqisë punëtore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.