ARKATANA

Studentët nuk e paguajnë semestrin – presin zbritjen e premtuar të Thaçit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rreth 35 për qind e studentëve ende nuk e kanë paguar semestrin veror për vitin akademik 2013-2014, shkruan “Koha Ditore”.Këtë e ka bërë të ditur Zyra për medie e Rektoratit të universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Disa nga studentët të cilët nuk e kanë paguar semestrin kanë thënë se këtë e kanë bërë për shkak të vendimit të kryeministrit, Hashim Thaçi, për zbritje të semestrit për 50 për qind, vendim ky që do të hyjë në fuqi në maj të këtij viti. Ata kanë deklaruar se këtë e kanë bërë, pasi që duan që të përfitojnë nga zbritja.

Eco Higjiena

Ndërkohë, Rektorati ka vendosur që ta shtyjë afatin për pagesë deri më datën 18 prill.

Ushtruesi i detyrës së rektorit, Anton Berishaj, ka nxjerrë një vendim, më anë të të cilit, përveç shtyrjes së afatit për pagesë të semestrit, ka bërë të ditur se studentët të cilët nuk e bëjnë regjistrimin e semestrit veror deri në afatin e caktuar, nuk do t’iu lejohet vërtetimi i semestrit dhe për rrjedhojë nuk do të mund t’iu nënshtrohen provimeve të afatit vijuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.