ARKATANA

Studentët nga Zvicra vizitojnë Fakultetin e Edukimit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Një grup i studentëve të Fakultetit të Edukimit në Zvicër kanë qëndruar një javë në Gjilan, për tu njohur me kulturën, traditën, historinë dhe mënyrën e studimit.

Ata ishin të vendosur nëpër familjet Gjilanase për një javë rresht , ku gjatë qëndrimit një javor ata kanë vizituar institucione të ndryshme për tu njohur nga afër me veprimtarit që ushtrojnë këto institucione.

Një ndër vizitat ku e cilësuan edhe më të rëndësishmen ishte Fakulteti i Edukimit, ku nga afër kanë par kushtet e studimit si dhe mënyrën e studimit.

Studentet nga Zvicra të cilët ishin të programit parashkollor dhe fillor gjatë qëndrimit në Fakultetin e Edukimit janë takuar me studentët gjilanas të po të njëjtit drejtim ku rreth një orë kanë diskutuar, për kushtet e studimit, mënyrën e studimit, lëndët që mësohen, numrin e studentëve si dhe mundësin e shkëmbimit të studentëve ndërmjet veti në mes këtyre dy fakulteteve .

Për kryetarin e Këshillit të Studentëve në Fakultetin e Edukimit , Betim Sherifi kjo vizitë ishte mbresëlënëse pasi më parë nuk kishin patur vizita të tilla nga studentët e po të njëjtit drejtim.

Mobi Casa

Ai tha se gjatë takimit me ta kanë diskutuar për mundësin e bashkëpunimit ndërmjet veti në mes studentëve, pse jo edhe në një të afërme t`i bëjmë vizitë edhe ne studentët këtij Fakulteti në Cyrih.

Sherifi tha se studentët nga Zvicra janë ndarë shumë të kënaqur me mikpritjen që iu është bërë së pari nga familjet gjilanase, drejtorët e shkollave si dhe studentët e Fakultetit të Edukimit.

Ata thanë se kjo nuk do të jetë vizita e fundit, ku shpresojmë që në të ardhmen studentët nga Gjilani të vizitojnë Cyrihin.

Në fund studentët nga Zvicra kishin organizuar edhe një mbrëmje përshëndetëse në Hotel “Kristal“, ku morën pjesë familjarët, drejtorët e shkollave, arsimtar e profesor, si dhe disa përfaqësues të Unionit të Studentëve në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.