UBT

Studentët marshojnë për Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qindra studentë të Universitetit “Hasan Prishtina” u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që siç u tha “të zgjohen” dhe të mbrojnë heronjtë e Kosovës Lindore.

Studentëve të cilëve u janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë, kanë marshaur në Prishtinë dhe kanë “paralajmëruar” Serbinë që të mos luaj me zjarr sepse kjo sipas tyre do tu kushtojë shtrenjtë.

Arben Mehmeti nga këshilli Organizativ, ka thënë se vetëm të bashkuar shqiptarët do të mund të arrinin qëllimet e tyre.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri që të dalin në mbrojtje të qytetarëve në Kosovën Lindore dhe të mos lejojnë largimin e lapidarit me emrat e dëshmorëve.

United Hospital

“I bëjmë thirrje edhe qeverisë së Kosovës që në dialogun politik të bisedohet edhe për Preshevën, dhe të kërkohet që shqiptarët në Kosovën Lindore të kenë të drejta të barabarta me serbët në Kosovë” ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë që Ahmeti ka kërkuar edhe nga Bashkësia ndërkombëtare që të mos e neglizhojë çështjen e lapidarit.
Marshi është përkrahur edhe nga shoqata Vatra, ndërkohë që qytetarët janë shpërndarë të qetë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.