UBT

Studentët e Fakultetit të Juridikut në UBT vizituan Prokurorinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Prishtinë – Studentët e vitit të II në Fakultetin e Juridikut në UBT, bashkë më ligjëruesin e lëndës z. Artan Tahiri, dhe prodekanin e këtij Fakulteti zoti Ardian Emini, zhvilluan një vizitë studimore në Prokurorinë e Kosovës, ku u njoftuan me procesion e punës dhe konceptin e këtij institucioni.

Më konkretisht studentët u njohën mbi Kodin Etik të Prokurorëve, rreth hetimeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, zbatimit të kodit të etikes dhe mbi paanësinë e institucionit si dhe çështje tjera të rëndësishme të cilat ndërlidhen me lëndën “Etika, morali dhe metodat gjyqësore në Jurispodencë”, të cilën e ligjëron z. Tahiri.

Fundamenti

Zef Prendrecaj, Drejtor i departamentit Disiplinor në nivelin qendror për prokuror dhe gjykatës, përveç mirëpritjes, studentët i njoftoi në përgjithësi me ambientin dhe stafin e këtij institucioni./rajonipress/