Gjilan – Sipas shtabit zgjedhor të Unionit të studentëve Pro Evropian ata kanë dalur fitues në nivel Kosove. Selver Xhelili ndihet i lumtur për këtë rezultat.
Shtabi zgjedhor i Unionit të Studentëve pro Evropian në konferencën e par për shtyp kanë thënë se sipas rezultateve preliminare të cilat janë në dispozicion nga tereni atë e nxjerrin fitues .
Kjo organizatë fituese me origjinë nga Anamorava shihet si një ditë e mirë për themeluesit e saj. Selver Xhelili tha se kjo ditë për Gjilanin dhe Anamoravën është dita ma e lumtur sepse në një konkurrencë të madhe në mes të 14 organizatave ,pro evropianet dalin fitues në këto zgjedhje.
Xhelili tha se edhe fushata ishte e ashpër meqë studentët ishin ndarë në rajone e taborë.” I kishim në konkurrencë edhe Drenicën e Dukagjinin të cilët edhe kishin mbështetje politike ,por këto ndikime nuk e mundën me vota organizatën me origjinë nga Anamorava”.
Fitorja e USPE për Anamoravën është historike sepse kemi fituar në mënyrën më demokratike përmes votës për çka dëshmon se kjo organizatë e ka një rrugëtim të mirë meqë pritet të jemi fuqia më e madhe e votuesve në nivel vendi.
Xhelili tha se Unioni Pro Evropian tani është i gatshëm për koalicion pa përjashtime mirëpo kusht i organizatës është që Gjilani të jetë Universitet dhe menaxhmenti i UP –së të ndërron qasjen ndaj Anamoravës duke përfshire asistent ,profesor dhe mbështetje të barabartë për gjithë regjionet në Kosovë, jo siç kanë menaxhuar në kohët e mëhershme, duke anashkaluar regjionin tonë.
“Mendojmë se tani edhe UP-ja u bind se ne meritojmë trajtim të njëjtë si gjithë vendet apo komunat tjera në Kosovë. USPE garanton cilësi, trajtim të mirë për gjithë studentët, duke mos përjashtuar regjione ,por kusht i saj është që në menaxhment të UP-së të ngritët niveli i përfaqësimit akademik nga Anamorava” tha Xhelili./rajonipress/