Studentët ankohen rreth provimit pranues në Fakultetin e Edukimit në Gjilan

Gjilan – Betim Sherifi kryetar i Këshillit të Studentëve ka thënë për rajonipress se provimi pranues është përcjellë me problem të ndryshme teknike.
Sipas Sherifit provimi pranues është përcjell me probleme të ndryshme teknike.“Së pari ai filloi me vonesë prej 40 minutave, pastaj mungesa e emrave nëpër lista, probleme rreth gjetjeve së sallave të aplikantëve, probleme me teste, si dhe disa problem që ne Këshilli i Studentëve do t`i paraqesim organeve kompetente të Fakultetit. Kjo si pasojë e neglizhencës dhe planifikimit jo të mire nga ana e stafit udhëheqës në Gjilan” tha Sherifi .
Sherifi tha se sa i përket testit ai ka qenë shumë i lehtë, me përjashtim detyrat nga lënda e matematikës ku kërkohej më shumë angazhim. Numri i aplikantëve ishte shumë i madh meqë në programin fillor kanë aplikuar 546 student , kurse do të pranohen vetëm 100, kurse në programin para fillor konkurrenca ishte më e vogël ngase nga 143 aplikues pritet të pranohen 100 studentë./rajonipress/