Mobi Casa

Stublina bazë e UÇK-së dhe UÇPMB-së, nderohet familja Sabedini

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prani të shumë luftëtarëve, krerëve të UÇK-së e UÇPMB-së, pjesëtarëve të devotshëm të UÇK-së dhe mbështetësve kryesor nga Shqipëria, Maqedonia e Lugina, të mërkurën në Stublinë u zbulua pllaka me mbishkrimet: “Shtëpia bazë e UÇK-së dhe e UÇPMB-së”. Këto dy pllaka u zbuluan nga Jeton Sherifi, Shefket Musliu të shoqëruar edhe nga Xhevat e Bekim Sabedini.

Stublina të mërkurën pati festë. Aty kësaj radhe për të kujtuar kohërat e luftës, për të kujtuar respektin ndaj banorëve që strehuan pjesëtaret e UÇK-së dhe të UÇPMB-së, ishin mbledhur veteran, ushtar, komandant e pjesëtar të politikës për t`i dhënë kuptimin e fundit fshatit që diti të nderojë e respektojë vlerat e luftës.

Stublina me të drejtë u nderua me dy pllakata të shkruara: “Shtëpi bazë e UÇK-së dhe UÇPMB-së” e që janë pjesë e familjes së Xhevat dhe Bekim Sabedinit.

Fadil Hajdari moderator i takimit tha se shtëpia e familjes Sabedini ishte strehë e luftës dhe ishte odë e mikpritjes.”Sot po e kujtojmë një moment shumë të rëndësishëm të historisë së fundit, po e kujtojmë mikpritjen e familjes Sabedini e cila ishte emblemë e këtyre trojeve, po e falënderojmë bacën Xhevat i cili nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare. Ju që pritët, strehuat, ushqyet, ndihmuat, përcollët shumë e shumë bashkëluftëtar e që shtëpinë tuaj sot e pagëzuam dhe e mbajt me shëndet emrin:” Shtëpi bazë e UÇK-së dhe të UPÇMB-së”. Ju keni dhënë provimin më të vështirë që ka një popull. Mikpritja, bujaria, humanizmi dhe sakrifica juaj ka hedhur një gurë të madh në themelet e lirisë sonë” tha Hajdari.

Më pas kryetari i OVL të UÇK-së Jeton Sherifi, së bashku me Xhevat e Bekim Sabedinin dhe Shefket Musliun zbuluan pllakat përkujtimore me mbishkrimin “Baza e UÇK-së dhe UÇPMB-së”.

ARKATANA

Shefket Musliu ish komandant i UÇPMB-së tha se këto pllaka dëshmojnë për sakrificën dhe heroizmin që kanë treguar familjet shqiptare në mbështetje të luftës çlirimtare.”Familja Sabedini e ka përkrahur luftën në të gjitha frontet dhe ne sot jemi të lumtur që marrim pjesë në zbulimin e kësaj pllake” tha Musliu.

Edhe, Jeton Sherifi tha se lufta e UÇK-së çdo ditë e më shumë po tregon vlerta e saja. “UÇK-ja e ka pasur mbështetjen e popullit dhe ne u jemi mirënjohës familjes Sabedini që na ndihmoj, strehoj dhe na motivoj për luftë” tha Sherifi.

Në këtë tubim merrnin pjesë edhe pjesëtar nga Shqipëria të prirë nga Sokol Poga, pastaj pjesëtar nga Maqedonia, Lugina e shumë veteranë, luftëtarë e familje të dëshmorëve.

Në fund Bekim Sabedini shtëpia e të cilit ishte çerdhe e UÇK-së dhe UÇPMB-së tha se ndihet i lumtur, krenar dhe i gëzuar që sot pas kaq vitesh nderohet kontributi i fshatit Stublinë dhe i familjes Sabedini. “Unë jam krenar që isha pjesë e luftës dhe jam krenar që kisha mbështetje të jashtëzakonshme nga familja ime dhe familja e gjerë Sabedini” tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.