Mobi Casa

Strukur në guva shpirti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Cikël poezish nga Demush Mehmeti

Sikur po më zbehet i gjithë a’i afsh frymëzimi
Heshtje melodie
Tingull i shuar në sfond harrimi
Ngërrthyer rrathë dhimbjesh
Në uri fjale kalitur

Sado të shkërmoqem në llum errësire
Lahem në valë drite
Ushqyer me dashuri Bote
I pazmbrapsur
Strukur në guva shpirti

Vazhdoj pres pranverat stinë zgjimi
I zjarrt dhe i akullt
Fuzionuar në butësi puhize
Zhytur në vorbullë
Rrahur valëve të tërbuara erë e furishme

T’ARDHMËS NUK I DIHET

Lutem mos më fol për t’thellat djegëje shpirti
Zjarr i pafikur mërzie
Ndezur n’shkreptima dhimbjesh
Lëpin qiellin
Shkrumon shpirtin

Mos pyt për zymtësin e fytyrës sime
Flet për tonën kohë
Tonin hidhërim
Ngjanë në zymtësin e ditës

Sado t’më lëndojnë ndarjet
S’do derdhi lot
I falem aromës tënde
Durimit tim
T’ardhmës nuk i dihet, s’dua t’shoh errët

PATJETËR DO TË SHKOJMË

Sa pak e qmojmë tonën jetë, madhështin e saj
deri sa t’na troket vdekja
t’kuptojmë çastin
Patjetër do të shkojmë

Vjenë erësira e t’zbret n’qepalla syri
bebëzat ti zvogëlon
etja jetë t’kallë
djegin ethet shtatin vërrshojnë

Marrin hov shtohen rënkimet
zbehet shiqimi
shtohen siluetat, pamje nuk i dallon

ARKATANA

Befas shqyhet pëlcet errësira
rishfaqët drita
ngritesh i dehur lumturie
lutesh me shpirt
për jetën që s’të braktisi
vazhdon ta shijosh pa më t’voglin përqmim

RITUALET S’KANË PESHË

Po shkojmë kah sytë këmbët
Si me u shtri lirshëm në ty kur s’po ma nxen shtatin
Ikëm, shpirtin amanet
Shpresën n’dorë t’fatit

T’duam hapësirëndritur n’sy drite
Jo ngrehinë akull
Strehëve t’mbetura shkret
As shtrat i djegur rërë shkretëtire

S’të duam errësirë pa vrima drite
Stalagmit rritur dhe larë me lot dhimbjesh
Sarkofag dëshirash
Ku vret e liga

Kudo që të jam
Ëndrrate thurrura në ty me vete i marr
Ritualet s’kanë peshë, sado Zotin ta kemi pranë

ELOZHE DASHURIE

Dëgjohen fjalët e padëgjuara, elozhe dashurie
çdoher më të katërmdhjetin shkurt
në këtë datë
si sot
për çdo motmot

Na duhet të duhemi siç duhet
pse mos të duhemi
dhe po u shpallëm të shpifur mëkatar
dashurisë i besojmë

Me dashuri jetohet dhe vdiset
zemra ndritët
rilindët

Me dashuri s’do të shuhemi
s’vetvenitemi
me te bim prapë ngritemi dhe ringritemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.