Strukturat e “Dardania 1” dhe “Dardania II” falënderojnë Lutfi Hazirin që i investoi më shumë se 1 milion euro në këto lagje
Gjilan – Strukturat e nëndegës “Dardania 1” dhe “Dardania II” i kanë bërë sot konak sot kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, të cilin e kanë falënderuar për investimet e mëdha në këtë pjesë të qytetit, përfshirë ato në infrastrukturë, në shkollë dhe në ndërtimin e parkut dhe e çerdhes gjigante.
Kryetari i nëndegës në “Dardani”, dr. Blerim Syla, ka thënë se në këtë lagje gjatë mandatit janë investuar më shumë se një milion euro, duke ia bërë jetën më të mirë qytetarëve të kësaj lagje.
Kreu i LDK’së në Gjilan, njëherit kandidat për kryetar të Komunës, Lutfi Haziri, I ka falënderuar strukturat e partisë për këtë mbështetje të jashtëzakonshme.
“Sot është dita e fundit e takimeve parazgjedhore duke dashur ta mobilizojmë strukturën tonë. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe falënderues me këtë mbështetje tuajën. Programi ynë i pakos familjare ka nevojë edhe për dy vite punë për ta përmbyllur. Pas parkut sot e inauguruam çerdhen në “Dardani”. Investimet e mëdha do t’i vazhdojmë edhe gjatë mandatit të ri’, tha Haziri.
Shëndetësia primare, arsimit, bujqësia dhe infrastruktura do të vazhdojnë të mbeten prioritet, tha Haziri.
Në këto takime po marrin pjesë edhe deputetët e LDK’së nga Gjilanit dhe kandidatët për Asamblenë Komunale./rajonipress/


