RCCOLA

Struktura e trurit mund të parashikojë dhimbjen?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme që nuk mund të largohet, edhe pse ka kaluar shumë kohë nga krijimi i saj, informohuni me të dhënat më të fundit nga shkenca për gjendjen tuaj.

Studimi

Ndryshimet strukturore në tru mund të jenë një nga arsyet përse një person e merr veten nga dhimbja, ndërsa te një tjetër zhvillohet një dhimbje agonie kronike, këshillon një studim i ri.

Kërkuesit u bënë skaner koke 46 njerëzve, të cilët kishin dhimbje të mesit për rreth tre muaj dhe më pas vlerësuan dhimbjen e tyre katër herë gjatë vitit të ardhshëm.

Rreth gjysma e pacientëve e morën veten gjatë vitit, gjysma tjetër vazhdoi të përjetonte dhimbje të vazhdueshme gjatë gjithë studimit.

Duke parë edhe njëherë skanimet e truve, kërkuesit gjetën ndryshime në strukturën e trurit te njerëzit të cilët e morën veten krahasuar me njerëzit që vazhduan të ndienin dhimbje.

Ndryshimet u gjetën në lëndën e bardhë të trurit, e cila përgjithësisht konsiston në lidhjet e gjata midis neuroneve dhe zonave të trurit.

Veçanërisht, ndryshimet ishin midis lidhjeve të zonave të trurit, që mendohet të jenë të përfshira në perceptimin e dhimbjes, shprehen shkencëtarët.

“Ne mund të kemi gjetur një shkak anatomik për dhimbjen kronike në tru”, tha në një deklaratë kërkuesja në studim Vania Apkarian, profesore e psikologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Feinberg, Çikago.

Këto ndryshime strukturore zakonisht ekzistojnë të pavarura nga incidentet që e nxisin dhimbjen dhe mund të ndodhë që disa njerëz janë më të prirur për ta zhvilluar dhimbjen kronike, thanë hulumtuesit e studimit, i cili do të botohet në numrin e tetorit të revistës mbi dhimbjen.

Eco Higjiena

Shumë njerëz që përjetojnë dhimbje pas një dëmtimi, me kalimin e kohë i kthehen gjendjes së qëndrueshme shëndetësore. Megjithatë, disa vazhdojnë të vuajnë shumë kohë pas lëndimit.

Nuk është e qartë se çfarë mekanizmi bën kalimin nga gjendja akute e dhimbjes në gjendje kronike që mund të vazhdojë me vite.

Në studim, kërkuesit përdorën një teknikë përfytyrimi të trurit të quajtur difuzioni tensor i përfytyrimit, i cili pat integritetin e lëndës së bardhë të trurit.

Përfundimet u konfirmuan më tej kur kërkuesit krahasuan pjesëmarrësit në studim me grupe të tjera njerëzish. Ata zbuluan se materia e bardhë e pacientëve me dhimbje të vazhdueshme ishte e njëjtë me një grup të tretë njerëzish që vuanin gjithashtu nga dhimbja kronike.

Përkundrazi, lënda e bardhë në pacientët që e përjetonin dhimbjen jo gjatë, nuk ishte njëlloj me lëndën e bardhë në trurin e njerëzve të shëndetshëm.

Për të testuar fuqinë e marrëdhënieve midis strukturës së trurit dhe dhimbjes kronike, kërkuesit panë se çfarë tregonin skanimet e trurit në fillim, për të parashikuar nëse pacientët do të shërohen apo do vazhdojnë të vuajnë nga dhimbja.

Ata zbuluan se skanimet e hershme të trurit parashikonin se dhimbja e cilit do të zhdukej dhe dhimbja e cilit do të vazhdonte edhe pas një viti.

“Ne mbetëm të befasuar sesa të fuqishme ishin përfundimet dhe të mahnitur sesa saktë skanimet e trurit e parashikonin dhimbjen e mesit”, tha Apkarian. Parashikimi është fjala kyç që do të ndihmojë në trajtimin e dhimbjes kronike.

Zbulimet tregojnë se struktura e trurit është e përfshirë në dhimbjen kronike dhe se më shumë studime do të duhen për të kuptuar më saktë rolin e lëndës së bardhë në tru në lidhje me dhimbjen e vazhdueshme.