Strauss-Kahn divorcohet nga bashkëshortja

PARIS – Pas skandaleve seksuale të njëpasnjëshme, ish kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn dhe bashkëshortja e tij janë ndarë një muaj më parë, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

Anne Sinclair, një trashëgimtare e pasur, e cila kohët e fundit rinisi karrierën e saj si kryeredaktore lajmesh në versionin Francez të gazetës Huffington Post, dhe Strauss-Kahn janë divorcuar dhe tashmë jetojnë të ndarë në Paris. Lajmi u bë i ditur nga një burim i afërt me ish-kreun e FMN-së për mediat franceze.

Pak ditë më parë, revista “Closer” njoftoi se Sinclair e kishte nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj, të zhytur në një serë skandalesh seksuale, ku me i rëndi ishte ai i majit të vitit të kaluar në SHBA, ku ish-kreu i FMN-se u akuzua nga një punonjëse hoteli për ngacmim seksual.

Dominique Strauss-Kahn i ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se ato kanë pasur si qëllim vetëm që të shkatërrojnë karrierën e tij politike.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS