Fundamenti

Strategjia dhe planet e mobilitetit udhërrëfyes i mirë për Gjilanin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa tha se puna që është bërë me komunën e Gjilanit është aq e vlefshme saqë sipas tij nuk ka çmim me të cilin do të mund të kompensohet kjo punë e madhe e bërë bashkërisht.

Komuna e Gjilanit së bashku me USAID-in amerikan kanë mbajtur dy dëgjime publike në Komunën e Gjilanit pasi është duke u përgatitur që në qytetin e Gjilanit të fillohet me transportin urban.

Për t`iu dhënë mundësi edhe qytetarëve që të shprehin mendimet e tyre për transportin urban, është mbajtur edhe dëgjim publik në sallën e Teatrit të Qytetit.

Kryetari i Komunës Qemajl Mustafa tha se puna që është bërë me komunën e Gjilanit është aq e vlefshme saqë sipas tij nuk ka çmim me të cilin do të mund të kompensohet kjo punë e madhe e bërë bashkërisht.

“Ne do të bëjmë maksimumin dhe do të jemi konsekuent në implementim të strategjisë dhe të këtij operacionalizimi që po e bëjmë bashkë. Kjo strategji dhe ky investim në këtë fushë ka qenë tepër i nevojshëm. Tani ne e kemi në duart tona këtë material që krijon mundësit për tejkalim të problemeve që do të kishin mundur të paraqiteshin gjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit të Komunës sonë” ka thënë Mustafa.

RCCOLA

Sipas tij është shumë e rëndësishme të thuhet se kjo strategji dhe këto plane të hartuara së bashku janë një udhërrëfyes i Komunës për këtë sektor. “Edhe dëgjimet publike në të cilat ju keni marrë pjesë këto ditë janë shumë të nevojshme, sepse sigurisht edhe pas gjithë asaj pune mund të merren sugjerime nga qytetarët për një segment të caktuar i cili ndoshta së bashku me këtë ekipin punues do të mund të inkorporohej në atë strategji” ka shtuar Mustafa.

Kurse nga ana e saj Ginka Kapidanova tha se serioziteti në punë në këtë drejtim që ka treguar Komuna e Gjilanit ka bërë që sot ne të kemi rezultatet e para. “Bashkëpunimi i mirë ka ndikuar që ne t`i kemi sot këto rezultate.Unë kamë besuar gjithnjë se bashkëpunimi i ekspertëve nga Goldeni me ekipin nga Gjilani do të sjellë fryte pozitive, por këtij bashkëpunimi i është bashkangjitur edhe vullneti i kryetarit dhe ja ku jemi” ka sqaruar ajo.

Prandaj të gjitha këto falënderime, mirënjohje dhe gjithë këto shpërblime janë meritë e një përkushtimi të të gjithëve brenda Komunës suaj. Ne jemi të entuziazmuar edhe me debatin për këtë qëllim, sepse ishte më tepër takim interaktiv dhe kemi diskutuar shtruar lidhur me këtë strategji. Idetë e dhëna në Gjilan më herët edhe janë implementuar, kemi shembull rrethrrotullimin në lagjen “Iliria” dhe ne jemi shumë të kënaqur ka thënë Kapidanova.

Ekspertët nga Goldeni u shprehën poashtu të kënaqur me bashkëpunimin, duke u shprehur të sigurt se ekipit nga Gjilani i është lehtësuar mjaft shumë puna këtu pasi që kanë marrë përvoja të reja në qytetin e Goldenit. Ne shpresojmë se informatat e marra te ne do të barten në realitetin e Komunës tuaj.

Kurse nënkryetari i Komunës së Gjilanit Omer Daku tha se transporti urban do të dizajnohet sipas nevojave të qytetarëve. /rajonipress/