Strategji e këshilla plot, rezultate pak

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Hartimi i strategjive dhe krijimi i këshillave e grupeve punuese, është një karakteristikë që ka përcjellë punën e institucioneve të Kosovës.

Aktualisht, Kosova ka shumë këshilla, por ndër më të njohurit janë ai i Sigurisë, Task Forca për sundim të ligjit, Këshilli Kundër Korrupsionit, Këshilli për Integrim Evropian, Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik e shumë të tjerë.

Kurse për grupe punuese, as që mund të tentohet të numërohen. Disa prej tyre janë takuar dhe kanë propozuar edhe rekomandime për fushat e veta të veprimit. Por, ka edhe këshilla e grupe punuese që nuk mbahen mend të kenë lënë pas diç të shkruar në letër, shkruan “Tribuna”.

Fundamenti

Edhe për kah strategjitë, Kosova i ka të gjitha, të paktën në letër. Që nga strategjia apo Plani i Banjskos për zhvillim ekonomik, strategjia për njohje, ajo për luftimin e krimit e korrupsionit e shumë të tjera.

Duke iu referuar strategjisë për njohje dhe lobim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ish-ministri i jashtëm, Skënder Hyseni, thotë se ekzistimi i strategjive nuk është i dëmshëm, por rezultatet janë ato që matin suksesin e tyre. /Indeksonline/