Mobi Casa

Strasburg: 17 vjet burg për dy anëtarë të mafies serbe “Pink Panther”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Strasburg- Mihajlo M. (30) u dënua për vjedhje me dhjetë vjet, kurse Nicolas B. (24) në shtatë vjet burg. Dy anëtarët e grupit mafioz ”Pink Panther”, të shoqëruar nga katër oficerëve të sigurisë së gjykatës, hynë në sallën e gjyqit të cilët ishin të lidhur duar e këmbë, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” duke ju referuar medieve frankofone.

Dy shtetas serbë sot, janë gjetur në bankën e zezë të akuzuarve në Strasburg të ngarkuar për kryerjen e katër plaçkitjeve të bizhuterive në Vjenë dhe Strasburg. Para gjykatësve u gjendën Mihajlo M. (30) dhe Nikola B. (24) të cilën vodhën bizhuteri me vlerë prej 1.800.000 €, kah mesi muajit maj të këij viti. Të dy krimenlët serbë kanë pranuar para gjyqësorit për vepra e bëra. Mihajlo M. (30) u dënua për vjedhje me dhjetë vjet, kurse Nicolas B. (24) në shtatë vjet burg. Dy anëtarët e grupit mafioz ”Pink Panther”, të shoqëruar nga katër oficerëve të sigurisë së gjykatës, hynë në sallën e gjyqit të cilët ishin të lidhur duar e këmbë.

Këta dy serbë të dënuar me 17 vjet burg, më 18 janar të këtij viti, kanë grabitur një dyqan bizhuterish “Kornmeser” në qendër të Vjenës, me një vlerë prej 1.350.000.

RCCOLA

Aksionet e tyre të vjedhjes vazhduan disa javë më vonë, para shkurtit me një seri plaçkitjes në disa butiqe bizhuterish në ”Hasman” në Salzburg si dhe dyqan tjetër të bizhuterive, “Turco” të Vjenës me një vlerë prej 198,000 €. Të dyja janë konsideruar të jenë anëtarë të të ashtuquajturës “bandë Cacanska” e grupit mafioz serbë me emrin e ”Pink Panther” të njohur tashmë për Interpol dhe ndërkombëtarët.

Grupi mafioz serbë “Pink Panther” sipas medieve perëndimore, vlerësohet të jetë i madh numerikisht prej mbi 200 ish-policëve apo oficerëve serbë që kishin shërbyer gjatë luftës në Kosovë dhe pas kapitullimit të Serbisë, ata ishin radhitur pranë kësaj banda mafioze “Pink Panther”, të cilët duan të pasurohen përmes vjedhjeve, vrasjeve, armëve dhe drogës në perëndim .(preshevajone)