Fundamenti

Strahinja Spasiq akuzohet për mos raportim të pasurisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Gjilanit kundër Strahinja Spasiq i lindur në Shkup të Maqedonisë, me vendbanim në Kllokot, këshilltar në Kuvendin Komunal në Kllokot, i njëjti nga data 1 mars e deri më 31 mars 2021 në cilësinë e këshilltarit komunal ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale, ose detyrimeve financiare, për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2020, mirëpo i njëjti nuk i ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formular biznesin “Sreqko Spasiq”, ku është babai i tij.

Eco Higjiena

Në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e veta nuk e ka deklaruar biznesin e cekur me çka ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër ose i detyrimeve financiare” thuhet pos tjerash në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Gjilanit./rajonipress/