RCCOLA

Stopohet suspendimi i gjashtë zyrtarëve vitias

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Edhe pse Hysen Ymeri shef i administratës i kishte bërë gati vendimet për gjashtë zyrtarë të administratës së komunës së Vitisë, me arsyetimin se ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore, këto vendime janë stopuar nga ana e udhëheqjes komunale. Abdyl Bajrami nënkryetar komune tha për rajonipress se këta zyrtarë janë ende nëpër procedura dhe ende nuk dihet epilogu i tyre final, andaj edhe është stopuat suspendimi.

Është stopuar suspendimi i gjashtë zyrtarëve komunal në Viti. Abdyl Bajrami nënkryetar komune në Viti tha për rajonipress se suspendimi i gjashtë zyrtarëve komunal në Viti i ndërmarrë nga ana e shefit të administratës Hysen Ymeri është stopuar përkohësisht. “Në emër të kryetarit të komunës e kemi stopuar këtë vendim sepse këta zyrtarë akoma nuk janë shpallur të fajshëm apo të pafajshëm. Derisa të jenë në procedura gjyqësore nuk kemi asnjë arsyeje që ata të largohen nga puna” tha Bajrami për rajonipress.

Hysen Ymeri shef i administratës tha se të suspenduar me vendim të tij janë zyrtarët komunalë: Avdullah Emini, Avdurrahman Sadiku, Fadil Hoxha, Ridvan Ademi, Sabri Sherifi dhe Tahir Lubishtani.

Mobi Casa

Ymeri e ka arsyetuar këtë vendim me faktin se këta zyrtarë janë të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë , Avdurrahman Sadiku, zyrtar i kësaj komune ka thënë se vendimi është i pabazuar, sepse ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata dhe pret që vendimi të anulohet.

Edhe Hysen Ymeri e pranon faktin se ndaj dy zyrtarëve mund të pezullohet vendimi sepse lënda e njërit prej tyre veç është vjetruar, derisa tjetri është shpallur i pafajshëm./rajonipress/