Uji Dea

“Stone Castle” nga Rahoveci, eksportuesi më i madh në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm” për vitin 2013 të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, u shpërblyen tri NVM-të më konkurrente të vitit 2013 dhe tri kompanitë eksportuese më ë mëdha për këtë vit.

Si kompania më konkurrente për vitin 2013, me vendin e parë u shpërblye “Pestova SH.P.K” kurse vendin e parë për eksportimin më të madh për këtë vit e mori kompania për prodhimin e verërave “Stone Castle” nga Rahoveci.

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj tha se për tri vjet me radhë sa po organizohet ky projekt nga MTI së bashku me donatorët dhe shoqatat e ndryshme, është vazhduar të përkrahen këto biznese, transmeton reporteri.

Uji Dea

Christian Geosits nga Agjencia Austriake për Zhvillim, tha se kanë punuar shumë në promovimin e sektorit të bujqësisë.

Melvin Asin zëvendësudhëheqës i Sektorit të Operacioneve nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se NVM-të janë sektor i fuqishëm për zhvillimin e ekonomisë në vend.