RCCOLA

Stomatologu që ëndrrën profesionale e shndërroi në histori suksesi

/ 9 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – dr. Nehat Uruçi është ndër stomatologët e parë dhe më profesionist në Anamoravë dhe më gjerë. Për rajonipress ai flet për peripetit si student, për specializimet e tija profesionale në Prishtinë e Sarajevë, për prezantimet e tij si student në kongrese me punime shkencore dhe ato si stomatolog në kongrese të niveleve evropiane. Për kushtet e rënda të studimeve, për ëndrrën e tij që e shndërroi në histori suksesi, për gjeneratat e reja dhe mesazhi për ta, për stomatologët që dëshirojnë të bëjnë biznes me këtë profesion, për reformat shëndetësore që ai do t`i propozonte po të kishte ndonjë pozitë, për nivelin profesional të stomatologëve në sektorin privat dhe atë publik, për frikën dhe fobin që kanë pacientët për ta vizituar dentistin dhe për shumë histori të tjera, që ky profesionist i rrallë i ka përjetuar deri tek shërbimet shëndetësore dhe cilësore, që ai i preferon gjithmonë në karrierën e tij profesionale.

Duke qenë se Gjilani dhe Anamorava ka mjek dhe profesionist të mrekullueshëm shëndetësor, që kanë kontribuar me vite e vite për këtë nivel të shëndetësisë, duke rrezikuar gjithçka nga vetja, kësaj radhe Rajonipress ka biseduar me njërin nga stomatologët më të vjetër dhe më profesionist të Anamoravës, Nehat Uruçin.

Janë disa arsye pse stomatologu i pa zë që ka një kulturë të lartë prej dentisti, një rrugëtim profesional që e ka fituar me djersë e dije, po e ofrojmë për lexuesit tanë.

Nehat Uruçi vërtet ka shumë për të folur edhe pse në princip dhe parim ai gjithmonë ka punuar në heshtje, ka punuar dhe ka ofruar cilësi dentare për pacientët, me një komunikim dhe kulturë të lartë profesionale, gjë që janë të rrallë ata që sillen në këtë mënyrë.

Por dr. Nehat Uruçi i ka tejkaluar këto barriera dhe para vetës ka një bagazh të fort profesional, që e ka fituar me mund, motiv e dashuri të madhe.

Rajonipress: Po, kush është në të vërtetë dr. Nehat Uruçi, shkolla dhe niveli arsimor dhe universitar i kryer, ku dhe kur?

Dr.Nehat Uruçi është lindur në fshatin Bresalc me 6. 02.1958, shkollën fillore e ka mbaruar në Bresalc, shkollën e mesme të mjekësisë, drejtimi teknik i dhëmbëve në Prishtinë, Fakultetin e Mjekësisë drejtimi stomatologji në Prishtinë në vitin 1982, specializimin në degën Protetika stomatologjike në Universitetin e Sarajevës në vitin 1992.

Nga viti 1982 deri ne vitin 1993 punova në shtëpinë e shëndetit në Gjilan e pas 1993 punojë në ordinancën specialistike “Protetika” në Gjilan. Si student kamë marrë pjesê në dy kongrese me punime shkencore në nivelin e ish Jugosllavisë e si stomatolog kamë marrë pjesë në shumë kongrese në nivele Europiane”.

Rajonipress: Jeni ndër stomatologët e parë në Anamoravë, si e vlerësoni kontributin e gjeneratave të vjetra në këtë drejtim, ndonjë detaj që do të ishte me interes për publikun tonë?

Uruçi: Po jemi gjenerata e parë shqiptare e stomatologëve në Anamoravë në vitet e 80 -ta, padyshim kemi qenë të përballuar me shumë sfida ndaj agresionit serb, por kemi hap rrugë për gjeneratat e reja duke i njoftuar më shumë rreth profesionit të stomatologut, duke i motivuar për të studiuar e po ashtu duke kontribuar në shëndetin gjithëpërfshirës të popullit shqiptar në Anamoravë.

Rajonipress: Cilat ishin kushtet atëherë për të studiuar e punuar dhe cilat janë tani?

Uji Dea

Uruçi: Profesioni i Doktorit të Stomatologjisë u bë profesion i preferuar nga shumë të rinj të cilët e kishin të limituar ëndrrën studimore dhe profesionale. Ndër studentët e gjeneratës së dytë që iu gëzuan pranimit isha edhe unë, ku ëndrrën profesionale e shndërrova në histori suksesi. Kushtet për të studiuar në atë kohë ishin shumë të vështira duke filluar nga ligjërimi dhe literatura në gjuhën serbe e deri te diskriminimi, kushtet dhe mungesa financiare e dobët, por vullneti i madh për të marr titullin doktor i përmbyste të gjitha sfidat e vështira. Fillimi për hapjen e Ordinancës së pavarur ishte shumë i vështirë në atë kohë, pas gjitha sfidave e hapa ordinancën time private, ku me shtimin e punës vit pas viti filloi faza e zgjerimit të investimeve kapitale nga një ordinancë e vogël e thjeshtë u zgjerua, në një ordinancë specialistike, ku kështu rrita kapacitetin e shërbimeve specialistike stomatologjike në të cilën u angazhua mbarë familja. Sot përparësi e gjeneratave të reja është se çdo gjë për ta është e servuar në pjatë të artë vetëm a kanë vullnet me studiua e me punë, na kanë neve si busull orientimi dhe përkrahje maksimale, po ashtu studiojnë në gjuhë amtare me një shtet të pavarur ku çdo sfidë merr përmasa më të thjeshta.

Rajonipress: Cili është mesazhi i juaj për gjeneratat e reja, çka do të kishit ndryshuar dhe a është në nivelin e duhur cilësia tek kjo gjeneratë?

Uruçi: Gjeneratave të reja së pari ju dëshirojë shumë suksese në profesion, është krenari për popullin tonë që mjekësia po zhvillohet çdo ditë e më shumë duke na sjell kuadro shumë profesionale. Çka do të ndryshoja ndoshta do ju rekomandoja që së pari ta adhurojnë këtë profesion pastaj ta studiojnë sepse kur e donë një profesion pa dyshim që me punë edhe suksesi nuk do ju mungojë. Cilësia tek gjeneratat e reja po besojë që është në rregull gati se çdo klinik po posedon kushte shumë profesionale pa dyshim po ofron edhe punë të mirë, një këshillë që do u a jepja do të ishte që mos ta shndërrojnë profesionin e stomatologut në atë të biznesit duke luajtur me çmime e duke i humbë vlerat e tyre profesionale, e gjithë atë mund dhe kosto të studimeve duke bërë treg çmimesh me pacientin. Kur bënë gjithë ato vite studime pa dyshim që duhet të vlerësohet dhe shpërblehet puna që bënë. Padyshim që si profesion human që jemi edhe humaniteti mes popullit mos të mungojë.

Rajonipress: Po të ishit në ndonjë digaster të rëndësishëm shëndetësor çka do të ndryshonit në favor të shëndetësisë?

Uruçi: Nëse do kisha ndonjë pozitë të tillë për ndryshim ndoshta do të ishte implementimi i skemës gjithëpërfshirëse të sigurimeve shëndetësore Pra çdo angazhim për reformën e mirëfilltë të sistemit shëndetësor duhet ta adresojë dimensionin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe mbrojtjen e qytetarëve nga barra financiare që lidhet me shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore. Kështu ndoshta do të përmirësohej kultura dhe rëndësia shëndetësore tek populli jonë.

Rajonipress: Sa jeni të kënaqur me nivelin profesional të stomatologëve edhe në sektorin privat dhe në atë publik?

Uruçi: Kujdesi shëndetësor publik e që është ballafaquar me mungesën e furnizimeve që është dashur populli t’i blejë nga buxheti i vet familjar, përderisa në sektorin privat duhet të paguajmë gjithçka nga xhepi. Këto fenomene tregojnë se ky vend ka dy probleme kryesore në sistemin shëndetësor: së pari ofrimin e shërbimit për pacientët dhe së dyti mbrojtjen e qytetarit nga barra financiare që lidhet me sigurimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Çështja e parë, pra përmirësimi i ofrimit të shërbimeve, në nivel të politikave të përgjithshme do të nënkuptonte një reformë të sistemit të ofrimit të shërbimeve në sektorin publik dhe privat që do të reflektohej në një strategji afatgjate për zhvillimin e kujdesit shëndetësor në vend.
Nëse do të merreshin veprime konkrete atëherë do të duhej që fokusi të bie në udhëheqjen dhe menaxhimin e mirë të institucioneve publike shëndetësore në të gjitha nivelet, zhvillimin e kapacitetit njerëzor dhe funksionale të institucioneve shëndetësore, pra investime serioze afatgjatë dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor. Sektori privat duhet të rritet me vizion të qartë.
Rritja dhe zhvillimi i sektorit privat duhet të zëvendësohet me një zhvillim të kontrolluar të sektorit duke orientuar investimet në ato drejtime përmes të cilave fitojnë qytetarët dhe vet sektori i shëndetësisë. Për shembull, turizmi dental është shumë ide më e mirë se përfaqësitë e klinikave të huaja që rekrutojnë pacientë në Kosovë.

Rajonipress: Po porosia e juaj për pacientët që ende ngurrojnë ta vizitojnë stomatologun?

Uruçi: Frika nga dentisti nuk është e pazakontë. Në fakt, mbi 50% e njerëzve pranojnë të kenë frikë nga dentisti, që është aq e fortë sa që shmangin vajtjen tek dentisti. Megjithëse frika dentare është tepër e vërtetë për ata që e ndjejnë, është shumë e rëndësishme ta kapërceni dhe të vizitoni dentistin tuaj.
Shmangia e dentistit mund të shkaktojë pasoja serioze për dhëmbët tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm.
Pasojat e Fobisë Dentare: Njerëzit me fobi dentare kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së mishrave të dhëmbëve, duke përjetuar humbjen e hershme të dhëmbëve dhe studimet kanë treguar një mirëmbajtje të dobët në shëndetin oral mund të jetë gjithashtu e lidhur me kushtet e rrezikshme për jetën si sëmundjet e zemrës. Prandaj sa më herët vizitohet dentisti rezultatet do të jenë më të mira, intervenimi do të jetë më i shkurtë dhe më pak i kushtueshëm.