Fundamenti

Stoltenberg për korrigjimin e kufijve: Nuk do bëhet asgjë që destabilizon rajonin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot në Lubjanë, kur u pyet në lidhje me shkëmbimin e territorit dhe ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor, tha se “asgjë nuk do të ndodhë që do ta destabilizonte rajonin”, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.

“Unë sinqerisht besoj se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është vendimtar për paqen e sigurinë rajonale dhe se të gjithë aleatët (NATO) pajtohen se është e rëndësishme që ata të vazhdojnë këtë rrugë”, ka thënë Stoltenberg, transmeton lajmi.net.

FITORJA

Sipas tij, liderët politikë në rajon luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe kjo përfshin më shumë përpjekje drejt pajtimit.

“E ardhmja e gjithë Ballkanit Perëndimor qëndron në familjen euroatlantike”, shtoi Stoltenberg. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.