GRANDEMALL

Stoltenberg: Nevojitet një zgjidhje politike për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca Veriatlantike mbështet fuqishëm dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe të gjitha përpjekjet që do të çojë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar se nevojitet një zgjidhje politike.

Në një intervistë për televizionin “Pink”, Stoltenberg theksoi se NATO ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe se respekton vendimin e Beogradit që Serbia të mos i bashkohet Aleancës Veriatlantike.

“Mbështesim fuqishëm dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe të gjitha përpjekjet që do të çojnë në uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Ky është një dialog, të cilin me vëmendje e ndjek Bashkimi Evropian, kurse NATO ishte pjesë e nismës që çoi në këtë dialog. Ne vazhdojmë të monitorojmë dhe mbështesim dialogun”, tha Stoltenberg, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se respekton vendimin e Serbisë si një shtet sovran që nuk dëshiron anëtarësimin në Aleancë.

“Ne e respektojmë çdo vendim të një shteti sovran nëse dëshiron të bashkohet me NATO-n, ose nuk dëshiron. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Serbinë dhe ne respektojmë vendimin e saj për të mos u bashkuar me NATO, por që dëshiron të jetë partner. Kjo është mirë për Serbinë, kjo është mirë për NATO-n”, tha Stoltenberg. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.