UBT

Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO’s parandaloi gjenocidin në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një moment kyç të kësaj aleance. Ai ka thënë se me ndërhyrje të suksesshme si në Kosovë, NATO ka treguar se mund të marrë një rol shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare.

Stoltenberg, këto komente i ka bërë në një fjalim të tij në Universitetin e Harvard-it në Boston.

Ai tha para të pranishmëve se rrugëtimi i NATO-s ndahet në tri faza dhe momenti kur kishte marrë situatën në dorë në Bosnje dhe në Kosovë kishte hyrë në epokën e dytë të saj, atë të angazhimit kolektiv dhe rezultatit si bashkësi e organizuar.

GRANDEMALL

“Luftërat në Ballkan gjatë viteve 90-ta ishin brutale dhe të përgjakshme. Kërcënimi për një tjetër gjenocid vetëm një gjysmëshekulli nga Holokausti ishte reale. Kështu që NATO ndërhyri dhe u futëm në epokën tonë të dytë, duke lëvizur nga një mbrojtje e dobët kolektive në një NATO që angazhohet dhe menaxhon konfliktet përtej kufijve duke mundësuar kështu ndaljen e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më vonë ndalimin e një gjenocidi potencial në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij.

“Ky ishte një rol i ri për NATO-n, një rol që ne provuam se jemi të aftë ta luajmë. Prandaj nuk ishte surprizë se me 11 shtator 2001, NATO ndërmori sulmet në Afganistan gjithashtu. Trupa ushtarake nga të gjitha vendet e NATO-s u bashkuan për ta mposhtur Al-Qaedan të luftojmë talibanët dhe të sjellim stabilitet në Afganistan”, njofton Klan Kosova.

Por, ish-kryeministri norvegjez pohoi se nga viti 2014, kur Rusia atakoi dhe ndërmori aksione në Krime, bota dhe vet NATO kanë hyrë në një fazë të re, në një fazë të tretë, ku bashkëpunimi është edhe më i domosdoshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.