UBT

Stojanoviq dyshohet se vrau me paramendim nënën e tij

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Milivoje Stojanoviq i lindur në Gjilan me vendbanim në Jagodina të Serbisë dhe shtetas i Serbisë po dyshohet se më 23 nëntor 2012 me paramendim dhe dashje e ka privuar nga jeta nënën e tij Milleva Stojanoviq. Prokuroria Themelore e Gjilanit është në pritje të ekspertizës plotësuese të eksperti mjeko ligjor Arsim Gërxhaliu.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim për zhvillimin e hetimeve ndaj serbit Milivoje Stojanoviq i dyshuar për veprën penale “vrasje”.

Stojanoviq i lindur në Gjilan , me vendbanim në Jagodina të Serbisë dhe shtetas i Serbisë sipas aktvendimit dyshohet se më 23 nëntor me paramendim dhe dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën nënën e tij Mileva Stojanoviq.

Uji Dea

Dyshohet se Milivoje Stojanoviq këtë veprim e kreu pasiqë kishte raporte të keqësuara më herët me nënën e tij. Sipas hetimeve të para Stojanoviq në ditën kritike ka hyrë në dhomën e nënës së tij ku e godet me shqelma e me grushta në gjoks dhe në pjesë të tjera të trupit, duke e lënë në gjendje të alivanosur e që edhe më pastaj për shkak të lëndimeve të marruna e njëjta nga fqinjët e saj dërgohet në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK në Prishtinë, ku më 24 nëntor 2012 nga pasojat e lëndimeve edhe vdes.

Prokurori i rastit Arben Kadriu tha për rajonipress se janë në pritje të plotësimit të ekspertizës nga ana e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliu. “Besoj që shumë shpejt së bashku edhe me EULEX-in do të vendosim për këtë rast” tha Kadriu.

Ndryshe Milivoje Stojanoviq ndodhet në paraburgim që nga data 25 nëntor 2012 dhe ndaj tij ende nuk është ngritur aktakuzë pikërisht për shkak të paqartësive që ka konstatuar ekspertiza mjeko ligjore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.