ARKATANA

Stinët shqiptare – Dan Kosumi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dan Kosumi është lindur në Tugjec të Dardanës, jeton në Austri, është poet dhe anëtar i LSH në Austri. Me këto poezi u shpërblye në LSHAKSH në Gjermani.

Pranvera

Nise e kuvendon me zanat, PRANEVERA !
motrën kurrë se njoha
as hijen kurrë s`ja pashë,
lule-trëndafilat, si mbajnë erë,
kam mall ta puthe një herë?
o e dashura, PRANEVERE ?

Vera

Ujët e detit e vlon VERA ,
pse me valën e jonit kurrë su laga ?
si mban atje vapa
si perëndon delli
motrën duke pritë te dera
u thava unë e mjera, VERA !

Vjeshta

Po VJESHTA është si unë ?
atje ka pemë tjera
rigon shiu në fusha
çfarë drunj ka në male
pse kurrë si pashë
plot mall pyet VJESHTA !

Mobi Casa

Dimri

DIMER o i bardhi dimër,
sa gjatë të prita !
sjell dhe t`i dëboren ?
ngricën e acarin !
ndjen dhe ti dridhjen
o vellau im DIMER…?!

Dasma e lirisë

Trimat shkrepën pushkët,
për dasmë e shtruan sofrën,
MOTRA qafon MOTREN qafon VELLAUN,
Nënat bekojnë votrën,
Stinët mallkojnë vitet !
pse kaq gjatë na ndatë ???

Rrugës së kombit te Motrushja ime !

Rruga e kombit lidhë stinët e vitet,
male e brigje lidhin urat, qajn bjeshkën tunelet,
ballëhapur, krenar nisë udhën VELLAI,
pritmë MOTRUSHJA ime, Durrahu i Ilirisë,
në ketë stinë të madhe të marshojmë ballëhapur,
erdhi dita jonë, do vemi te vëllezërit e gjakut,
na thërret kreshnikja ÇAMERI, o sot o kurrë,
në tokën tonë të lashtë, të mbjellim ABETARE.

Përgatiti: Shaban Cakolli