RCCOLA

Stewart, aktorja më e paguar në botë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kristen Stewart, e cila u bë e famshme si Bella e “Twilight”, është shndërruar në aktoren më të paguar në botë, pas filmit “Snow White and the Huntsman”, në të cilën ajo ishte protagonistja kryesore.

22-vjeçarja fitoi një total prej 34,5 milionë dollarësh në periudhën nga maji 2011 në maj 2012, duke lënë pas Angelina Jolie në vendin e katërt.

Cameron Diaz, e cila pati një sukses të papritur nëpërmjet filmit “Bad Teacher”, u rendit e dyta me 34 milionë dollarë.

RCCOLA

Ish-rivalja në dashuri e Angelina Jolie, Jennifer Aniston, fitoi 11 milionë dollarë nga filmat në këtë periudhë kohore.

Midis fitimeve të VIP-ave, nuk llogariteshin ato nga publiciteti, bizneset apo të tjerat, por vetëm pagat që iu janë dhënë nëpër filma.