United Hospital

Stema e shtetit kthehet në fletëvotime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Stema e shtetit të Republikës së Kosovës me hartë dhe me gjashtë yje pritet të kthehet në fletëvotim për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, pasi e njëjta ishte hequr për zgjedhjet e lokale të vitit të kaluar, derisa në fletëvotim shihej vetëm logo e KQZ-së. Asokohe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë në presion të madh për shkak të kërkesave që fletëvotimi të mos përmbajë elemente të shtetit.

Shkas për këtë ishte bërë kushtëzimi i serbëve të katër komunave veriore, të cilët kërkonin që nëse dalin në zgjedhje, fletëvotimet të jenë neutrale pa përmbajtje të simboleve shtetërore, në të kundërtën ata kërcënonin se nuk do të marrin pjesë fare në zgjedhje.

Për këtë çështje vitin e kaluar ishte bërë debat i madh mes partive në njërën anë dhe komunitetit ndërkombëtar në anën tjetër, i cili insistonte që kjo kërkesë e serbëve të realizohet, pasi qëllimi i tyre ishte dalja e serbëve në zgjedhje në numër sa më të madh.

Uji Dea

Madje kjo temë ishte hapur edhe në grupet punuese mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit dhe paraprakisht pala kosovare ishte pajtuar me një kërkesë të tillë.

Sidoqoftë pasi kanë kaluar disa muaj që nga ajo kohë, KQZ pritet që këto ditë të gjendet sërish para një sprove të re për çështjen e dizajnit të fletëvotimeve. Burime brenda këtij institucioni kanë bërë me dije se stema e shtetit të Kosovës do të jetë e shtypur në fletëvotim për këto zgjedhje parlamentare…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.