UBT

Stavileci: Krijuam 2175 vende pune në bujqësi

/ 2 minuta lexim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci ka njoftuar sot se sipas raportit të vlerësimit afatmesëm të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili është bërë nga Projekti i Bashkimit Evropian për Binjakëzim, janë krijuar gjithsej 2175 vende të përhershme të punës në bujqësi.

Ndërsa, përmes pagesave direkte subvencioneve, vlerësohet se janë përkrahur rreth 10 mijë vende ekzistuese të punës në vit.

Këto komente ministri Stavileci i bëri në takimin e dytë të Komitetit Monitorues për Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ku u prezantua Raporti i monitorimit të implementimit për vitin 2011 dhe Raporti i vlerësimit afatmesëm të Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2007-2013, i cili përfshin edhe efektet ekonomike dhe efektet në punësim.

Eco Higjiena

Sipas raportit vlerësues të projekti të binjakëzimit, raport ky i cili është bërë me metodologjinë bashkëkohore shkencore, përmes investimeve në pemëtari, janë krijuar 326 vende pune, përmes investimeve në sera janë krijuar 365 vende pune, përmes investimeve në vreshtari janë krijuar 250 vende pune, përmes investimeve në sektorin e qumështit, janë krijuar 1079 vende të reja të punës dhe përmes investimeve në agropërpunim dhe tregtim, janë krijuar 155 vende të reja të punës, e që gjithsej janë 2 mijë e 175 vende të reja pune në këtë sektor.

Në këto shifra nuk përfshihet viti 2012 dhe se investimet janë për periudhën 2007-2011 dhe se vlera e mjeteve që janë disbursuar, për këtë periudhë, për grante investive ka qenë 17.5 milionë, ajo për subvencione 14.2 milionë euro dhe 5 milionë euro nga Komisioni Evropian, nga të cilat janë krijuar 2175 vende pune dhe janë mbështetur 10 mijë ekzistuese.

Në këtë takim është vlerësuar se sektori i bujqësisë është nga më premtuesit, i cili po krijon efekte të punësimit, e që është njëra nder problematikat kryesore në vendin tonë. (ORAinfo)