Statistikat: Xherdan Shaqiri larg më i mirë se Eden Hazard

Statistikat thonë se Xherdan Shaqiri po kalon një edicion shumë më të mirë se Eden Hazard në Premierligë.
Pas 28 xhirove të zhvilluara në kampionatin anglez, ylli nga Kosova që mbrëmë shkëlqeu në fitoren e Stoke ndaj Newcastle, ka arritur që këtë edicion të shënoi 3 gola, dhe të regjistroi 5 asistime në 21 paraqitje.
Shaqiri ka qenë në fushë për 1658 minuta këtë edicion në Premierligë.
Në anën tjetër shumë më keq qëndron Eden Hazard, që po kalon një edicion për t’u harruar sa më parë në fanellën e Chelsea, edhe pse vetëm një vit më parë, ishte lojtari kryesor në suksesin e kësaj skuadre.
Hazard ende nuk ka arritur të gjejë golin në Premierligë këtë edicion, teksa ka arritur të bëjë 3 asistime në 20 ndeshje, dhe në fushë ka qenë për 1724 minuta.
Shaqiri dhe Hazard, do të vihen përballë këtë fundjavë në kuadër të Premierligës, ku Chelsea në Stamford Bridge pret Stoke Cityn./Indeksonline/