Fundamenti

Statistikat e ASK ilustrojnë shpërputhjen e madhe në raportin eksport-import, Kosova gjatë tetorit bleu në vlerë 580 milionë euro, shiti vetëm 87 milionë

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Agjencia e Statistikave ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e kaluara, ku vërehet dallim shumë i madh në vlerë mes importit dhe eksportit.

Sipas këtij raporti, gjatë muajit tetor, vlera e mallrave të importuara ka qenë 580.4 milionë euro, derisa e atyre të eksportuara vetëm 87.3 milionë euro, raporton Express.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluara, ka rritje edhe në import e edhe në eksport.

“Eksporti i mallrave në muajin tetor 2024 kishte vlerën 87,3 milion euro, ndërsa importi 580,3 milion euro, është një rritje prej (8.6%) për eksport si dhe një rritje prej (10.1%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se eksporti mbulon importin me 15,0%.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 10.4% në
muajin tetor 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 493,0 milion
euro krahasuar me deficitin 446,5 milion euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin (15.0%)”, thuhet në raport.

Uji Dea

Produktet kryesore që Kosova u ka shitur shteteve tjera janë metalet bazë dhe artikujt e tyre, plastika, gomë dhe artikuj prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani dhe produktet minerale.

Këto të fundit hyjnë edhe tek lista e artikujve që vendi ka blerë më së shumti nga vendet tjera.

“Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (14.1%) produktet minerale, (13.2%) mjetet e transportit, (12.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (11.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (9.5%) metalet bazë dhe artikujt prej”, theksohet në raport.

Partnerët kryesorë të vendit për eksportin e mallrave në Bashkimin Evropian janë Gjermania, Italia e Holanda, derisa për import janë Gjermania, Greqia dhe Italia.

Ndërkohë, tek vendet e CEFTA’s partner për eksport janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, derisa edhe vendet me pjesëmarrje më të lartë për import, janë tri të parat që renditen edhe tek eksporti.

“Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 19,2 milion euro, ose (22.0%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (10.6%) dhe SHBA (3.2%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 250,4 milion euro, ose (43.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.7%) dhe Kina (12.0%)”, thuhet në raport.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.