GRANDEMALL

Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zyrtarët e Bashkimit Evropian në prononcime publike nuk precizojnë afatet kohore por vetëm konfirmojnë se diskutimet po vazhdojnë.

“Çështja e masave është ende në shqyrtim në Këshill. Kjo do të thotë se është duke u debatuar dhe do të vendoset nga vendet anëtare të BE-së, pavarësisht se kur skadon mandati i institucioneve aktuale evropiane”, deklaroi zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Ndonëse nuk ka shtet anëtarë të Bashkimit Evropian që është kategorikisht kundër heqjes së masave të vendosura ndaj Kosovës, megjithatë ato vazhdojnë të jenë në fuqi si pasojë e mospajtimeve se si të shkohet tutje me këtë proces.

Çështja e masave ndaj Kosovës është trajtuar rishtazi në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare, por nuk ka pasur lëvizje në kuptim të vendimmarrjes.

Burimet mirë të informuara nga ky takim kanë bërë të ditur se asnjë shtet anëtarë nuk ka qenë i prerë kundër heqjes.

Uji Dea

Shumica janë na favor te heqjes së masave, por vazhdojnë ndasitë rreth asaj se si të shkohet tutje: me heqjen e plotë apo graduale.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ekziston një grup shtetesh që, megjithatë, konsideron se heqja e masave në këtë moment do të ishte, siç thuhet, kontraproduktive, duke marrë parasysh veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri të vendit, të cilat Brukseli i ka cilësuar të pakoordinuara.

Bashkimi Evropian i ka vendosur masat kundër Kosovës në qershor të vitit 2023 si reagim ndaj veprimeve në veri.

Heqjen e tyre e ka rekomanduar shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, një vit më vonë, në qershor të këtij viti.

Siç u shpreh një burim diplomatik, shtete anëtare po vazhdojnë të sillen në një rreth vicioz, ku, gjashtë muaj pas rekomandimit për heqjen e tyre, diskutimet po vazhdojnë por vendimi akoma nuk ka. RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.