ARKATANA

Stanishorka në gjendje mjeruese: Banorët apelin e drejtojnë ndaj pushtetit aktual të VV-së. “Jepni fund”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Banorët e lagjeve për rreth lumit Stanishorka kaherë kanë provuar të dëshmojnë me fotografi dhe video të realizuara para kuvendarëve dhe Kryetarëve të njëpasnjëshëm të Komunës së Gjilanit, se ky lum është degraduar dhe ka marrë një emërtim tjetër, duke u kthyer në rrjedhë e ujërave të zeza, duke bërë që banorët edhe jetën e përditshme t’a ndryshojnë dhe transformojnë karshi imponimit të degradimit të ambientit të jashtëm thuhet në reagimin e Partisë së Drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Ndotjes të një niveli kaq të lartë nuk i dolën zotë asnjëherë liderët politikë që udhëhoqën me Komunën e Gjilanit.

Premtimi asnjëherë nuk mungoi. Asnjëherë në zhargonin politikë nuk thuhej JO.
Të mllefosur dhe të pakursyer edhe me shprehjet e pakënaqësisë këta banorë bëjnë thirrje që sa më parë problemin e lumit Stanishorka t’a adresojnë, dhe njëherë e përgjithmonë ky problem ambiental dhe infrastrukturor të marrë një fund meritor.

FITORJA

Banorët apelin e drejtojnë edhe ndaj pushtetit aktual të VV-së.
“JEPNI FUND” ! Ne meritojmë të jemi të barabartë me pjesën tjetër të qytetit.
“Stanishorka më ndryshe” bëjnë apel qytetarët.

Ky është qëndrimi i banorëve për rreth lumit Stanishorka.
Nuk do të ndalemi asnjëherë në të drejtat tona. Qeveritë shkojnë e vijnë dhe ne mbesim aty. Nuk dëshirojmë të jemi të diskriminuar. Arsyetimet më nuk i pranojmë.

Kuvendit komunal i mjaftojnë thirrjet e banorëve që të jenë më syçelë ndaj vendimeve që kanë të bëjnë me jetët e qytetarëve, njëherit përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Qytetarëve do t’u mbetet të zgjedhin edhe më tutje përfaqësuesit e tyre politik!./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.