Mobi Casa

Stanishori i përzier etnikisht kërkon më shumë investime

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hazir Ahmeti aktivist nga fshati Stanishor komuna e Artanës është i pakënaqur me dinamikën e investimeve. Sipas tij shumica e rrugëve nëpër fshatrat serbe janë të shtruara me asfalt, derisa to shqiptare janë të anashkaluara.

Fshati Stanishor ka tre vite që është ndarë nga Komuna e Gjilanit. Me procesin e decentralizimit Stanishori iu bashkëngjit Novobërdës pa dëshirën e banorëve. Tash ky fshat numëron mbi 125 shtëpi,prej tyre 100 serbe dhe 25 shqiptare.

Hazir Ahmeti banor i Stanishorit dhe aktivist i LDK-së ku edhe e ka pushtetin kjo parti tha se është i pakënaqur me dinamikën e investimeve.”Kryetari Bajrush Ymeri na ka premtuar më herët se do të asfaltohet rruga e gjatë 1200 metra. E di që ai ka vullnet, por buxheti i vogël e ka kufizuar që ta realizojë këtë projekt” tha Ahmeti.

Ahmeti mendon se fshatrat shqiptare janë anashkaluar nga buxheti komunal.”Nuk ka rrugë e rrugicë e fshatrave serbe që nuk është asfaltuar,kurse fshatrat shqiptare ose të përziera vazhdojnë të bëjnë jetë të rëndë në mungesë të infrastrukturës”.Sipas tij urgjente për Stanishorin mbetet asfaltimi i rrugës.

ARKATANA

Ahmeti tha se Stanishori është vend atraktiv për turizëm e bujqësi.”Janë pishat e Stanishorit më të njohurat në Ballkan ato që i japin frymë dhe gjallëri këtij fshati” tha Ahmeti. Edhe, Ahmeti i ka mbi 3 hektar tokë të cilat i ka mbjellur pemë dhe pret të marrë fruta në vitin e ardhshëm.

Edhe fshati Makresh që është i banuar me popullatës shqiptare ,sipas Hazirit tokat e serbëve që janë afër ,janë blerë të gjitha nga shqiptarët.”Stanishori shumë shpejt mund të shndërrohet në një pikë rekreative e sportive”.

Megjithatë, Ahmeti nuk është pishman që tani ndodhet nën administrimin e Novobërdës e jo të Gjilanit.”Dokumentet i nxjerrim shumë shpejt dhe nuk kemi telashe “ tha ai. Kryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri thotë se jo vetëm Stanishori po të gjitha fshatrat që kanë nevojë urgjente për infrastrukturë janë paraparë të ndihmohen në vitin 2013-2014 tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.