Stadiumi i qytetit se shpejti me pamje te re

Gjilan- Ndarja e mjeteve financiare nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit ditë më parë Komunës së Gjilanit i ka gëzuar pa masë sportistët e Gjilanit.Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.
Ky bashkëpunim në mes Komunës së Gjilanit dhe MKRS ka bërë që Komuna e Gjilanit të përfiton 1 milion e 223 mijë euro(1.223.000 €) renovimin e Stadiumit të qytetit dhe ngritjes së Palestrës Sportive në fshatin Zhegër.
Koordinatori i Aktiviteteve Sportive në Gjilan Malazog Hoxha është shprehur i kënaqur me këtë memorandum të nënshkruar. “Jemi shumë të nderuar me ndarjen e këtyre mjeteve financiare nga MKRS ky është një hap shumë i madh për sportistët tanë do të jetë një shtyrje edhe më e madhe për sukseset e reja të sportistëve të komunës sonë”, bënë të ditur Malazog Hoxha.
Hoxha ka një sihariq të mirë për futbolldashsit e Komunës së Gjilanit për stadiumin e qytetit.
“Ne vetëm kemi filluar të punojmë edhe pse kanë qenë kushtet atmosferike shum të papërshtatshme kemi rregulluar shtigjet e atletikës dhe kemi bërë disa riparime tjera që kanë qenë të domosdoshme”.
Koordinatori i Aktiviteteve Sportive në Komunën e Gjilanit Malazog Hoxha bënë të ditur projektin për stadiumin e qytetit. “Jemi duke përgatitur projektin për renovimin sa më të mirë të stadiumit, stadiumi i qytetit shumë shpejt do të ketë një pamje shumë të mirë, klubet futbollistike të qytetit do ti kenë kushtet optimale për zhvillimin e ndeshjeve futbollistike ndërsa gjithçka do të jetë në përputhje dhe me standardet e FIFA-s.
Hoxha shpreson se shumë shpejt në faza të ndryshme do të punohet në rregullimin e stadiumit.
“Duke ju falënderuar kryetarit të Komunës Lutfi Haziri që na ka dhënë përkrahje të pa rezervë për rregullimin e stadiumit do të shpenzojmë 598 mijë euro(598.000 €) dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt për një kohë shumë të shkurtë ne do të fillojmë punët tona”, thekson Hoxha./sylejman ismajli/ rajonipress/