Eko Higjiena

“Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, ndërmarrje e suksesshme publike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në konferencën për media, para gazetarëve, drejtori i NPL “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, Avni Hajrullahu, ka paraqitur aktivitetet dhe punën që është duke u bërë në këtë ndërmarrje publike, sikur që ka potencuar edhe kushtet më të mira që janë kryer në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe në përkrahje të fuqishme nga kryetari Lutfi Haziri.

Hajrullahu, ka potencuar se së bashku me Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes kanë kryer të gjitha objektivat e planifikuara duke siguruar kushte të barabarta dhe sipas ligjit për të gjithë operatorët ekonomik që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Edhe auditimi i pasqyrave financiare për vitin 2017 nga Auditori i Pavarur sipas tij janë pozitive dhe gjithnjë më të mira se sa vitet paraprake.

Ai ka bërë të ditur se NPL ”Stacioni Autobusëve”, është rilicensuar në kategorinë ”B” nga Ministria e Infrastrukturës në kohëzgjatje prej 5 vjet të ardhshme që dëshmon për stabilitet të ndërmarrjes.

Mobi Casa

Hajrullahu në fjalën e tij ka thënë se në aspektin e shërbimeve për këtë gjashtëmujor ndërmarrja ka ofruar rreth 35 mijë peronizime për operatorët e transportit, të cilët shfrytëzojnë hapësirat e stacionit të autobusëve, që sipas tij në aspektin e realizimit të planit, është rreth 90 për qind.

“Ndërmarrja është e përgatitur maksimalisht për sezonin e verës kur turizmi ndikon në rritjen e fluksit të autobusëve dhe transportuesve më të vegjël të udhëtarëve”, tha ai.
“Falënderoj kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për përkrahjen e ndërmarrjes në investimin për renovimin e objektit dhe hapësirave tjera përcjellëse. Janë krijuar kushte më të mira për punëtor dhe shërbime më kualitative e të shpejta për udhëtar. Nga data 1 korrik në objektin e “Stacionit të Autobusëve”, do të jetë edhe një zyre e Policisë së Kosovës, e gjithë kjo për të krijuar siguri më të madhe për qytetarë dhe operatorët ekonomik”, tha ai.

“Tani në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimeve Publike, do të punohet për investime në infrastrukturën publike, si asfaltim, të hapësirave të jashtme, ndriçim publik, rregullimin e rrethojave, e gjithë kjo pritet të realizohet në pjesën e mbetur të vitit 2018, që do të ndikoj edhe në rritjen e të hyrave në ndërmarrje deri në 15 për qind”, ka thënë ai mes tjerash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.