HW

Squawka Football e sheh Edon Zhegrovën si njërin ndër zëvendësuesit idealë të Bernardo Silvas te Man City

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Manchester City është duke e menduar largimin e Bernardo Silvas, sidomos pas ofertës së pranuar nga Arabia Saudite.

Sipas asaj që raporton Daily Star Sport, Citizens kanë pranuar ofertë 80 milionëshe nga Al Hilal për kartonin e portugezit, ndërsa ky i fundit do të fitonte një pagë prej 930 mijë euro në javë.

Por, kush do mund të zëvendësonte Silvan në Etihad?

Squawka Football ka ofruar disa opsione si më të mirat për Manchester Cityn – ndërsa aty është i përfshirë edhe Edon Zhegrova.

ARKATANA

Ylli i Kosovës ka shkëlqyer sezonin e kaluar te Lille, duke zgjuar interesimin e disa skuadrave nga Italia, Liga Premier dhe Turqia.

Mirëpo, sipas mediumit që merret më shumë me statistika, Zhegrova mund të ishte një zëvendësues ideal për Silvan te City.

Në listë janë edhe emra tjerë të talentuar si, Arda Guler, Rayan Cherki dhe Florian Wirtz.

Natyrisht se ky do të ishte një transferim ëndrrash për yllin e Dardanëve, duke ditur se do të zhvillohej edhe më shumë si lojtar nën urdhrat e Pep Guardiolas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.