UBT

Sqarohu Behgjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Loja e nisur një javë më parë nga Behgjet Pacolli se Mali e ka njohur Kosovën është mbyllur të shtunën. Zyrtarët e shtetit afrikan në New York kanë thënë për Express se vendi i tyre nuk e ka pranuar pavarësinë .

Partitë opozitare akuzuan Qeverinë se po e keqpërdor procesin e njohjeve. E Zëvendëskryeministri i Parë që ndodhet në Afrikë tha se do të kërkojë sqarime nga ky shtet.

Përfundimisht të shtunën është sqaruar se Kosovën nuk e kanë njohur 92 shtete siç ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli.

Zyrtarë të Malit në Kombet e Bashkuara në një përgjigje për Express, përmes postës elektronike kanë thënë se shteti afrikan nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Duam t’ju njoftojmë se Republika e Malit nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”,

Eco Higjiena

kanë thënë zyrtarë të këtij misioni për Express të shtunën.

Në Mali aktualisht është gjendje grusht shteti, pasi Presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike është rrëzuar nga njeriu që, sipas Pacollit, ka “nënshkruar” notën verbale për njohjen e Kosovës, Dioncounda Traore.

Pacolli të premten ka lëshuar deklarata dhe komunikata për media, duke demantuar lajmin se Mali nuk e ka njohur Kosovën. Madje përmes një njoftimi, zyra e tij ka njoftuar se Pacolli do të udhëtojë në Bamoko për të sqaruar njohjen, të cilën kishte thënë një javë me parë se e ka siguruar falë angazhimit personal.

Por, të shtunën Pacolli dhe zyra e tij janë heshtur. Nuk kanë lëshuar komunikata e as deklarata për të treguar pse po luhet me procesin e njohjeve.

Burime të Express brenda Qeverisë kanë thënë se shtetet që e ndihmojnë procesin e njohjeve janë të irrituara me veprimet e Pacollit, i cili po vazhdon të mos i përfillë procedurat për të publikuar një njohje të re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.