Sqarohet Drejtoria e Arsimit: Shkrimi i LVV është i pa bazë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Reagim i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, ndaj shkrimit të LVV-së, dega në Gjilan, të postuar më 02.11.2017. Për hir të opinionit Gjilanas, reagojmë ndaj shkrimit të pa bazë nga LVV-ja dega në Gjilan.

Nuk është e vërtet se në mungesë të ngrohjes, mësimi po mbahet në klasë të ftohta në Shkollat e Komunës së Gjilanit. Të gjitha Institucionet Edukativo Arsimore dhe Aftësuese, janë të furnizuara me drunjë dhe mësimi po mbahet me rregull . Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mulla Idris Gjilani” në fshatin Velekincë është e furnizuar për sistemin e ngrohjes dhe mësimi po mbahet në mënyrë të rregullt. Po ashtu edhe në fshatin Haxhajt, edhe pse mësimi momentalisht është duke u zhvilluar në bodrumin e xhamisë së fshatit, mësimi zhvillohet normalisht dhe nuk ka asnjë pengesë e veqanerishtë sa i përket ngrohjes.

Mobi Casa

Sa i përket Shkollës së Mesme Teknike ‘Mehmet Isai’, Shkollave Fillore ‘Thimi Mitko’ dhe ‘Rexhep Elmazi’, kemi të bëjmë me disa defekte të vogla teknike që vështirësojnë ngrohjen e objektit shkollor dhe në masë të vogël vështirësojnë procesin mësimor, por janë në proces të riparimit, të cilat defekte mund të ndodhin kurdoherë dhe në rrethana të ndryshme. Edhe në këto shkolla, mësimi është duke u zhvilluar normalisht edhe përkundër këtyre sfidave teknike.

Drejtoria Komunale e Arsimit, në ato shkolla ku janë shfaqur defektet e tilla, me kohë ka ndërmarrë veprimet e duhura për sanimin e gjendjes së krijuar thuhet në reagimin e drejtorisë së arsimit të nënshkruar nga drejtori Bardhyl Syla./rajonipress/