Sportistët të emocionuar për punën e mirë të Qemajl Mustafës
Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa njëherit kandidat për mandatin e tretë, ka takuar kryesitë e klubeve sportive në Gjilan, prej të cilëve ka marrë mbështetjen e fuqishme edhe për mandatin e tretë.
Edhe po të ishte sportist me profesion, kryetari i Komunës më shumë nuk do të bënte për sportin, ndaj me emocion të falënderojmë për punën e madhe që ke bërë për sportin në përgjithësi.
Me këtë rast kryetari Mustafa, para sportistëve ka thënë se edhe pse sporti e donë qesen e madhe buxhetore për t’ia dalë suksesshëm, dhe mirë rreth realizimit të synimeve sportive, ne bashkërisht kemi arritur që të mbahemi mirë me ju, por edhe përmes donatorëve të shumtë që ka Gjilani. “Falë angazhimit tuaj dhe sukseseve që keni sjellë për Gjilanin ne jemi falënderues, sepse sporti është një fushë shumë e gjerë, ndërsa dashamirët e sportit e përshëndesin çdo arritje tuajën. Kur ju jeni fitues jemi edhe ne si Komunë të gëzuar. Ne kemi vepruar bashkë me ju, kemi bërë investime në shumë drejtime, në infrastrukturë sportive, në mbështetje për klubet, heqje të udhëtimeve dhe lehtësira të tjera”.
Ai ka thënë se bashkëpunimi edhe më i mirë ka ndodhur pas ardhjes në krye të drejtorisë, Veton Nevzati, që bashkërisht kemi ndryshuar qeverisjen, por kemi ndryshuar edhe sportin për së miri.
“Unë kërkoj edhe sot besimin tuaj për të qeverisur edhe në mandatin e tretë dhe ju ftoj ta mbështetni PDK-në dhe kandidatin për kryetar Komune dhe ndjehem shumë i lumtur që ju keni vlerësime tepër pozitive. Ju ishit ata që më bëtë kryetar për dy mandate së bashku me qytetarët e Komunës së Gjilanit, dhe kështu do të vazhdojmë bashkë. Ju jeni ata që vlerësoni se a duhet apo jo të më jepni besimin për mandatin e tret. Besimi juaj për mua është një përgjegjësi e madhe dhe me shumë vlerë për të ardhmen në qeverisje. Ju garantoj se besimin tuaj, në qeverisjen katër vjeçare unë do ta vlerësoj si gjithnjë me punë praktike”, unë jam i bindur se në një masë të madhe e kemi merituar besimin tuaj, ju jeni ata që bashkë kemi ecur nëpër sfida të ndryshme e të shumta, por edhe nëpër suksese. Është edhe përcaktim qeveritar por edhe lokal që për çdo vit të ardhshëm të kemi rritje buxhetore, por asnjëherë nuk do ta lëmë keq sportin, sepse Gjilani ka aq shumë donator saqë nuk lejojnë që sporti të stagnoj” ka thënë Mustafa.
Ndërsa disa nga përfaqësuesit e klubeve sportive si Lorik Ilazi, dhe të tjerë kanë thënë se përderisa para 7-8 vjetësh drejtoria për kulturë dhe kryetari i Komunës nuk dëshironin të dëgjonin për kërkesat e sportistëve dhe klubeve sportive, ne kemi gjetur përherë mbështetjen në Qemajl Mustafën si biznesmen, por edhe në Qemajl Mustafën si kryetar. “Jam i emocionuar të flas tash, por kur para 7 apo 8 vjetësh kur kam shkuar në drejtorinë e kulturës dhe kam kërkuar kuotizimet, udhëheqja e atëhershme më pati pyetur çka janë ato?”, ndërsa Qemajl Mustafa si një biznesmen, e mbështeti klubin tonë sikurse që i ka mbështetur pa ndërprerë edhe si kryetar Komune. Ndjehem shumë mirë që kryetari i Komunës është kryetar i yni dhe jo kryetar i zyreve që hy brenda dhe nuk komunikon me të tjerët” tha Ilazi.
Ndërsa menaxheri i Klubit Basketbollistik Drita, ka thënë se po të mos ishte Qemajl Mustafa ky klub sot nuk do të ekzistonte. Do të shuhej krejt. Ndaj kryetar ju jeni ata që e keni mbajtur sportin gjallë në Gjilan, dhe meritoni mbështetjen tonë të fuqishme për mandatin e tretë. Ju e meritoni dhe ju barti këtu mesazhin e të gjithë lojtarëve dhe stafit tjetër tonit, me familjet e tona dhe rrethin tonë që ju mbështesim fuqishëm në këtë garë.
Edhe Bajram Isufi nga klubi hendbollistik “Zhegra”, i ka bartur mesazhin e këtij klubi, të kryesisë, të lojtarëve dhe të gjithë të tjerëve pran tyre, se e mbështesim kryetarin Mustafa në fitoren e tretë për qeverisje më Gjilanin.
Të gjithë bashkërisht kanë thënë se asnjë kërkesë e jona, nuk është kthyer prapa pa mbështetje dhe pa përgjigje pozitive thuhet në njoftimin e PDK-së në Gjilan./rajonipress/


